Politike

Nisma për ta shkarkuar, Meta: Janë shashka të Ramës, do iku nga Presidenca më 24 korrik 2022! Humbja e LSI? Pyesni Kryemadh

30 Prill 2021, 09:46 Nga DOSJA
Nisma për ta shkarkuar, Meta: Janë shashka të Ramës, do iku

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar rinumërimin e votave të hedhura nga qytetarët në kuti për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga Presidenca, Meta është shprehur se numri i votave të pavlefshme është i pajustifikuar dhe duhet bërë rinumërimi dhe verifikimi i tyre, për të parë nëse mbi to është shënuar nga duar të ndryshme.


Sipas tij, tek rreth 80 mijë vota të pavlefshme duhet të rishikohen pasi tek to luhen disa mandate që mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve. Më tej, Meta falenderoi të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën për të votuar, duke përllogaritur shifrën 74%.

Gjithashtu kreu i shtetit ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër tij, duke shtuar se ai vetë nuk kishte garuar në zgjedhje, ndaj nuk kishte humbur asgjë.

Por nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të mandatonte qeverinë e tij në shtator, duke shtuar se kishte kohë deri në rishikimin e rezultatit për të vendosur. Ndërsa lidhur me rezultatin e dobët që LSI siguroi nga zgjedhjet, kreu i shtetit kërkoi që pyetja t’i drejtohej bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta tirane zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta tirane zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 09:29

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar votën preferenciale të kandidatëve socialistë në qarkun e Tiranës. Mbrëmë në emisionin “Opinion”, Rama foli për ...