Bota

Përplasjet Trump-McConnell, kërcënim për ambicjet e republikanëve

30 Prill 2021, 06:25 Nga DOSJA
Përplasjet Trump-McConnell, kërcënim për ambicjet e

Zoti Trump u hodh në sulmin e fundit gjatë një interviste me kanalin Fox Business Network, kur gazetari e pyeti për zgjedhjet e 2022 për Kongres që do të vendosin kush do të kontrollojë dy Dhomat.

“Na duhet një udhëheqje e mirë. Mitch McConnell nuk ka bërë punë të mirë. Mendoj se duhet zëvendësuar,” tha ish-presidenti.

I pyetur në lidhje me komentet e zotit Trump, Senatori McConnell tha për kanalin Fox News: “Po shohim nga e ardhmja, jo e kaluara”.

Senatori nga Kentaki ka konkurruar që nga 2007 pa rivalë për rolin e udhëheqësit të republikanëve në Senat.

Konflikti mes ish-presidentit dhe zotit McConnell mund të ndërlikojë sfidat për republikanët kur të përpiqen të fitojnë zgjedhjet e 2022 për Kongres, pasi mund të përçajë bazën mes besnikëve të zotit Trump dhe atyre të zotit McConnell.

Marre nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota donald trump mitch mcconnell perplasjet trump mcconnell donald trump mitch mcconnell perplasjet trump mcconnell

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2021, 06:14

SHBA dhe NATO fillojnë tërheqjen nga Afganistani

Trupat amerikane dhe të NATO-s kanë filluar të tërhiqen nga Afganistani, thanë Shtëpia e Bardhë dhe disa zyrtarë të aleancës më 29 prill.Sipas CNN, më pak se 10...