Politike

Morën dy mandate! Pritet VENDIMI i Ramës dhe Kryemadhit, në cilin cilin qytet do jenë deputetë

29 Prill 2021, 12:33 Nga DOSJA
Morën dy mandate! Pritet VENDIMI i Ramës dhe Kryemadhit, në cilin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë dy mandate, në Durrës dhe në Vlorë. Ndërkohë, po ashtu dhe Monika Kryemadhi po ashtu ka mundur të marrë dy mandate në Fier dhe në Tiranë.

Dy liderët e PS-së dhe LSI-së, duhet të bëjnë një zgjedhje dhe të vendosin se në cilin qytet do të dalin si deputetë.

Nëse kryetarja e LSI del deputete nga kandidimi në Fier, ‘digjet’ Mehmetaj, por kjo do t’ja kalonte automatikisht mandatin Vasilit në Tiranë. Nëse Kryemadhi zgjedhë të dalë deputete nga kandidimi në Tiranë, Vasili mbetet jashtë. Mbetet për t’u parë kë do të zgjedhë kryetarja e LSI-së.

E njëjta gjë do të ndodhë dhe me Teuta Ramën e Vlorës dhe Ana Dhamon e Durrësit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll