Politike

‘Braktisi’ opozitën dhe iu bashkua PS pak javë para zgjedhjeve, zhgënjehet Halit Valtëri, ‘e sheh nga larg’ herësin

29 Prill 2021, 11:45 Nga DOSJA
‘Braktisi’ opozitën dhe iu bashkua PS pak javë para

TIRANË– Edhe pse kanë mbetur 277 kuti ende pa numëruar në Tiranë, është krijuar lista e sigurtë e 18 deputetëve që shkojnë në Kuvend nga radhët e PS-së.

Nga 36 kandidatët e Tiranës, përveç 18 ‘të preferuarëve’ nga kryetari i partisë, ka edhe nga ata që kanë thyer herësin si rasti i Fatmir Xhafajt apo Ornaldo Rakipit. Mirëpo, ka edhe kandidatë që kanë deklaruar se do ta thyejnë atë, ndërsa rezultatet janë zhgënjyese. I tillë është rasti i Halit Valterit, kandidatit të Partisë Socialiste i renditur i 35-ti në qarkun e Tiranës. Deri më tani ai ka arritur të marrë 2052 vota.

Si llogaritet herësi? Për të llogaritur herësin, pjestohet numri i votave që partia ka marrë në total në qark me numrin e mandateve. Shuma që del është herësi, ose numri i votave që partisë iu desh të merrte një mandat në këtë qark. Për të thyër herësin për të siguruar një vend në Kuvend, Valterit i duhen plot përafërsisht 10 mijë vota, shifër të cilën deri më tani, ‘e sheh nga larg’.

Halit Valteri qëndroi si deputet në Kuvend për dy vite, që kur opozita vendosi të djegë mandatet për të dalë nga Kuvendi. Ai u bashkua në radhët e socialistëve pak javë përpara zgjedhjeve, ku dhe nisi të bënte fushatë krah Elisa Spiropalit, por nuk arriti dot t’i bashkohej kësaj të fundit në Kuvend.

NË KOHË REALE! Numërimi i votave për kandidatët drejt fundit! Përfundon numërimi në 5 qarqe, 3 kandidatë thyejnë herësin! Bardh Spahia dhe Ilir Beqaj ngelin jashtë Kuvendit! (ZHVILLIMET)

(kl.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike halit valteri votat e kandidateve 2021 halit valteri votat e kandidateve 2021

Sondazh

Poll