Xhafaj: Kam kaluar pragun për të qënë deputet i Kuvendit! Mirënjohje socialistëve
29 Prill 2021, 10:46Nga DOSJA
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar me një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë që ai të thyejë herësin e partisë.
Xhafaj falenderon të gjithë ekipin e tij që i dhanë mbështetje dhe kurajo për ta çuar betejën deri në fund. Ndër të tjera, në postimin e tij, Xhafaj nuk harron të falenderojë dhe votuesit që sipas e tij e respektuan me çdo votë që i dhanë.
POSTIMI:
Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qënë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit.
MIRËNJOHJE! Kjo është fjala ime e parë në këto momente. Socialistëve që më dhanë kurajo dhe forcë ta çoj deri në fund këtë betejë! Të gjithë votuesve të qarkut që më vlerësuan për çfarë kam bërë në politikë, për çfarë unë jam dhe për çfarë ata besojnë se mund të vazhdoj të bëj.
Ekipit të jashtëzakonshëm që punoi intensivisht me mua gjatë këtyre muajve me shpresën e madhe se do ja dilnim. Dhe ja dolëm të bënim një fushatë tejet modeste në shpenzime, por të pasur në besim, në kurajo dhe në energji. Familjes sime të mrekullueshme që ishte pjesë e kësaj beteje dhe miqve tanë të shumtë që si përherë ndër vite u gjendën pranë nesh dhe na mbështetën me zemër në rrugëtimin tonë.
Në pamundësi për t’ju takuar dhe përshëndetur të gjithëve në këto momente dhe me dëshirën për tu parë e përqafuar së shpejti ju them: Faleminderit! Mirënjohje pafund!
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DIBËR– Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e nodhur gjatë natës në Dibër, ku dy vëllezër janë përfshirë në konflikt, teksa njëri prej tyre k...
BERAT– Ka përfunduar procesi i numërimit në qarkun Berat. Nga rezultatet përfundimtare partia Socialiste ka siguruar 7 mandate dhe Partia Demokratike 2 ma...
TIRANË– Rudina Hajdari, kandidate për deputete në Elbasan nën siglën e “Nismës Thurje”, pranon rezultatin dhe thotë se do të vazhdojë të jetë pranë qytetar...
TIRANË– katër kandidatët në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim më të votuarit nga qytetarët e tiranës janë Përparim Spahiu, Monika Kryemadhi dhe Voj...
TIRANË– Presidenti i socialistëve europianë, Sergei Stanishev ka uruar kryeministrin Rama për marrjen e mandait të tretë nga zgjedhjet e 25 prillit.N...
TIRANE– Vazhdon me ritme të shpejta numërimi i kutive për kandidatët në Tiranë. Deri më tani janë numëruar 912 kuti nga 1243 në total. Në krye të listës së Tir...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim është duke zhvilluar takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën. Ky takim vjen pas pak orësh që ndodhej ...
TIRANË– Ditën e sotme janë mbledhur sërish përballë selisë së Partisë Demokratike qytetarët që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të P...
TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim, ka përfunduar takimin me kryeministrin Edi Rama një orë pasi shkoi në kryeministri. Pas daljes nga institucioni, Kim është pa...