Politike

Ikën i fundit i listës fituese apo ai që ka më pak vota? Celibashi sqaron rregullin e herësit për kandidatët

29 Prill 2021, 11:40 Nga DOSJA
Ikën i fundit i listës fituese apo ai që ka më pak vota?

TIRANË– Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një intervistë për “Top Channel”, me gazetaren Kristi Gongo u shpreh se procesi i votimit të kandidatëve në të gjithë vendin përfundimisht mund të përfundojë në fund të kësaj jave,se nga fillimi i javës tjetër.

I pyetur se si llogaritet herësi dhe si një kandidat që është poshtë vijës së kuqe të listës, mund të ngjitet dhe të bëhet deputet, një ndryshim ky i ardhur si pasojë e Kodit të ri Zgjedhor, Celibashi u shpreh:“Partia apo koalicioni sjell një listë të renditur nga 1-36, po marrim si shembull qarkun e Tiranës. Pas përfundimit të procesit të votimit partia fiton një numër mandatesh. Fitues janë nga 1-10 po e marr si shembull, por ndonjëri prej tyre që ka marrë më pak vota mund ta humbasë mandatin nëse ndonjë prej kandidatëve të renditur më poshtë se numri 10 ka marrë një numër votash 1 më shumë se mesatarja e votave që ka marrë partia për kandidatët fitues për qarkun e Tiranës.  Por theksoj se një kandidat nuk mundet të zëvendësojë një grua edhe nëse ajo ka marrë një numër më të ulët mandatesh.”

Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi votat e kandidateve 2021 ilirjan celibashi votat e kandidateve 2021

Sondazh

Poll