Politike

‘Do ketë supriza’/ Rama s’i bëri reklamë por theu listën! Kush është Orlando Rakipi, djali i ish-deputet

29 Prill 2021, 10:54 Nga DOSJA
‘Do ketë supriza’/ Rama s’i bëri reklamë por

TIRANË– Orlando Rakipi është një prej surprizave të Partisë Socialiste në Tiranë, duke u bërë një nga pak kandidatët që kanë thyer herësin për të siguruar një vend në Kuvend. I vendosur i 30-i në listën e Tiranës nga kryeministri Edi Rama, Rakipi bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ia kanë dalë që të bëhen shembull për zgjedhjet e ardhshme. 

Po kush është Rakipi? I riu është djali i ish-deputetit të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi. Ky i fundit e humbi përfundimisht të drejtën të hynte në Kuvend më 21 shkurt 2019, kur Gjykata Administrative i rrëzoi padinë për t’u rikthyer në Kuvend. 

 Rakipit iu hoq mandati në vitin 2018 bashkë me Gledion Rehovicën pas verifikimit se në Itali ishte arrestuar në vitin 1998 për vjedhje. Këtë arrestim ai e kishte fshehur në formularin për dekriminalizimin dhe KQZ i hoqi mandatin pas verifikimit të shkresës që erdhi nga pala italiane përmes Interpolit.

Në vendin e tij, Rama i la një vend të birit, vetëm 27 vjeç dhe pa eksperienca të mëparshme politike. Madje kreu i qeverisë, teksa prezantonte listën, premtoi surpriza për komunitetin çam, duke përmendur emrin e Tahir Muhedinit, ish-deputet i PDIU. Megjithatë edhe pse pa ‘reklamën’ e kryeministrit, 27-vjeçari do të hyjë në Kuvendin e ri. Mbetet për t’u parë cili do të jetë kontributi i tij…

LAJMI KRYESOR: NË KOHË REALE! Numërimi i votave për kandidatët drejt fundit! Përfundon numërimi në 5 qarqe, 3 kandidatë thyejnë herësin! Bardh Spahia dhe Ilir Beqaj ngelin jashtë Kuvendit! (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike orlando rakipi votat e kandidateve 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 orlando rakipi votat e kandidateve 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll