26-vjeçari në Dibër vret me thikë vëllanë, policia jep detajet e para: Rrethana ende të paqarta, vijon kapja e autorit
29 Prill 2021, 06:22Nga DOSJA
DIBËR– Policia e shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me krimin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dibër. Sipas njoftimit, rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura mirëpo po punohet që të kapet autori.
NJOFTIMI ZYRTAR:
Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në një familje në Dibër. Mësohet se 26-vjeçari pas një konflikti ka qëlluar me thikë të vëllanë i cili nuk mundi ti mbijetonte dot plagëve të marra.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Pasuritë e paluajtshme janë një ndër sektorët ku organizatat kriminale pastruan paratë në vitin 2020.Raporti vjetor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të...
TIRANË– Dita e sotme do të nisë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat luginore...
TIRANË– 2 mijë e 386 viktima, 20 mijë e 586 të sëmurë aktivë dhe 107 mijë e 887 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i ...
TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se ditën e nesërme në Tiranë do të ndërpriten dritat pjesërisht në 8 zona. Në një ...
TIRANË– Komisariati nr. 1 në kryeqytet i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me sherrin e ndodhur në KZAZ-në, e improvizua...
FIER-Një numërues në Fier ka festuar 51-vjetorin në punë. Miqtë e kanë uruar me një tortë surprizë në vendin e numërimit në KZAZ nr.59 ku po numërohen votat për...