Aktualitet

Sherri te shkolla “1 Maji”! Policia i kërkon informacion KQZ-së, cili ishte funksioni i 4 personave që nisën pë

28 Prill 2021, 15:31 Nga DOSJA
Sherri te shkolla “1 Maji”! Policia i kërkon informacion

TIRANË– Komisariati nr. 1 në kryeqytet i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me sherrin e ndodhur në KZAZ-në, e improvizuar në shkollën “1 Maji”. Policia ka kërkuar informacion për pozicionin e 4 personave, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në sherr.

Bëhet fjalë për: Jugers Mullahi, Oriald Laçi, Avni Dushku dhe Fabiol Dushku; të cilët sipas përfaqësuesëve të Partisë Demokratike në KZAZ, kishin “badge” të shkuar me laps.

Përplasja në shkollën “1 maji” ndodhi dy ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, ku u desh edhe ndërhyrja e Policisë së Shtetit. Gjithçka ndodhi në praninë e Oriola Pampurit dhe Mimi Kodhelit, të cilat dëshmuan çfarë panë gjatë përplasjes.

Sipas Pampurit, dy persona ngacmuan me fjalë dhe sulmuan fizikisht vëzhguesit e PD-së, duke sjellë edhe përplasjen. Po atë natë në KZAZ shkoi edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili zëvendësoi të gjithë numëruesit e akredituar me të rinj.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit sherri tek kzaz 1 maji zgjedhjet 25 prill 2021 policia e shtetit sherri tek kzaz 1 maji zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll