Paratë e hedhura në rrjetet sociale! Kush janë kandidatët që nuk u kursyen gjatë fushatës, i pari është Basha, s’
28 Prill 2021, 21:31Nga DOSJA
TIRANË– Mitingjet në këtë fushatë zgjedhore munguan. Shkak u bë situata e pandemisë. Por si iu drejtuan kandidatët për deputetë publikut? Zgjedhja ishte nëpërmjet rrjeteve sociale. Por kjo nuk u realizua pa kosto. Secili prej tyre ka sponsorizuar postimet në Facebook dhe Instagram kundrejt parave.
Por si renditen ata? Eksperti Blerim Gjeladini nga Terra Data solli në “Opinion” këtë të mërkurë renditjen e kandidatëve që kanë paguar më shumë në rrjetet sociale. Ndër ta, i pari është kreu i PD-së Lulzim Basha me 28 542 Dollarë. “Strategjia për të rritur Bashën dhe jo partinë”, tha Blendi Fevziu.
Në vendin e dytë vinte Agron Shehaj i PD-së me 22 640 Dollarë. I treti në listë ishte Astrit Patozi me 6 826 Dollarë sponsorizime. Pas tij renditet Vojo Bregu i LSI-së me 5 763 Dollarë. Sipas analistëve në studio sponsorizimet e këtyre dy kandidatëve nuk janë përkthyer në vota.
Pas tyre vjen kandidati i PS-së Arben Pëllumbi me 4 829 Dollarë të sponsorizuara, kandidati tjetër Alqi Bllako me 4 680 Dollarë, Eduard Shalsi me 4 544 Dollarë sponsorizime.
Tom Doshi ka paguar 4 455 Dollarë gjatë fushatës sipas ekspertit, ndërsa Belind Këlliçi i PD-së 4 225 Dollarë. Shpenzime në rrjetet sociale ka bërë edhe Monika Kryemadhi me 2 962 Dollarë sponsorizime.
TIRANË– Analisti Fitim Zekthi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” tha se PS ka vjedhur vota në zgjedhjet e 25 prillit.Zekthi thotë më tej se...
TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka dhënë urdhër të gjithë numëruesëve që të vazhdojnë punën e tyre pa ndali...
FIER-Kandidati për deputet në Fier nga aleanca ‘PD-AN’, Nustret Avdullai, ka ngritur një shqetësim në lidhje me procesin e numërimit të votave për kandidatët. N...
TIRANË– Blerim Gjeladini nga “Terra marketing” ka shpjeguar në emisionin “Opinion” mënyrën se si kandidatët kanë financuar Facebook gjatë fushatës el...
TIRANË– Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe kandidati për deputet në listën e PD, Mark Marku kanë debatuar ashpër në studion e ‘Open...
TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani e ka konsideruar mundësine e bashkëpunimin mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, si një tradhëti ndaj PD-së. I ft...