Bota

Kurti takohet me homologun belg, temë diskutimi ishte dialogu me Serbinë, vaksinat anti-COVID dhe liberalizimi i vizave

28 Prill 2021, 10:03 Nga DOSJA
Kurti takohet me homologun belg, temë diskutimi ishte dialogu me

BRUKSEL– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Burksel.

Ai sot ka zhvilluar një takim me Kryeministrin belg, Aleksander De Croo.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për prioritet e tyre për vendet e punës dhe drejtësinë, si dhe liberalizimin e vizave.

“Fillova vizitën time dy ditore në Bruksel, shtëpinë e institucioneve të BE-së, me një takim bilateral me Kryeministrin e Belgjikës, Aleksander De Croo. Unë ndava prioritet tona për vendet e punës dhe drejtësinë, angazhimin tonë drejt BE-së si dhe kërkova liberalizimin e vizave. Ne ramë dakord të rrisim bashkëpunimin ekonomik”, -ka shkruar Kurti në Twitter.

I started my two day visit to #Brussels, home of #EU institutions, with a bilateral meeting with PM of #Belgium @alexanderdecroo.
I shared our priorities for jobs and justice, our commitment to the EU and urged visa liberalization. We agreed to increase economic cooperation. pic.twitter.com/d8qTXD44si

— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2021

Edhe kryeministri belg, Aleksander De Croo, ka thënë se ishte një takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti.

“Takim i mirë i parë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne diskutuam agjendën e reformave gjyqësore të Kosovës, rimëkëmbjen ekonomike, vaksinat dhe perspektivën e saj evropiane dhe transatlantike. Përsërita mbështetjen tonë të fortë për Bashkimin Evropian në lehtësimin e dialogut politik me Serbinë”,– ka shkruar kryeministri belg.

Good first meeting with @albinkurti, Prime Minister of Kosovo.

We discussed Kosovo’s judicial reform agenda, economic recovery, vaccine roll out and its European and transatlantic outlook.

Reiterated our strong support for the ?? facilitated political dialogue with Serbia. pic.twitter.com/Zx9qeBkVva

— Alexander De Croo (@alexanderdecroo) April 28, 2021

Gjatë ditës, Kurti pritet ta takojë edhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasolli.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander de croo kurti ne bruksel albin kurti aleksander de croo kurti ne bruksel

Sondazh

Poll