Bota

Publikimi i dokumentit ‘non-paper’/ Kosova dhe Serbia duhet të njohin integritetin territorial dhe sovranitetin e njëra-tj

28 Prill 2021, 09:22 Nga DOSJA
Publikimi i dokumentit ‘non-paper’/ Kosova dhe Serbia duhet të

KOSOVË– Një dokument non-paper është publikuar nga mediat kosovare ku thuhet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të lehtësojë procesin që do të çojë tek nënshkrimi i marrëveshjes ligjërisht obliguese mes të dyja palëve, me qëllim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë që të përparohet në rrugëtimin evropian dhe të krijohen mundësi të reja për përmirësimin e jetës së njerëzve.

Sipas këtij dokumenti, Kosova nuk do të duhej të vendoste barriera tregtare ndaj Serbisë, ndërsa Serbia të respektonte status-quon lidhur me praninë ndërkombëtare të Kosovës. Të dyja palët do të duhet të respektojnë moratoriumin në skenën ndërkombëtare.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke përfaqësuar Beogradin, dhe kryeministri Albin Kurti, duke përfaqësuar Prishtinën, do të udhëheqin diskutimet për finalizimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes palëve. Procesi do të duhej të përmbyllej para fundit të shkurtit të vitit 2022”,- thuhet në këtë dokument.

Fillimisht u tha se dokumenti ka dalë nga Gjermania dhe Franca, por të dyja këto shtete mohuan autorësinë e tij. Ndërkohë reagime ka patur dhe nga Kosova e Serbia, ku e përbashkëta është që palët besojnë në ekzistencës e tij, por janë të ndara në lidhje me autorësinë.

Presidenti serb Vuçiç tha se dokumenti është i ideuar nga një grua shumë e zgjuar në zyrat e Brukselit, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani akuzoi Serbinë si ideatore të këtij dokumenti.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic non paper per kosoven vjosa osmani aleksander vucic non paper per kosoven vjosa osmani

Sondazh

Poll