Bota

India shënon rekord global të rasteve me Covid-19, mbi 360 mijë të infektuar janë raportuar në 24 orët e fundit

28 Prill 2021, 08:48 Nga DOSJA
India shënon rekord global të rasteve me Covid-19, mbi 360 mijë

INDI– India regjistroi 360,960 raste të reja në 24 orët në mëngjesin e së Mërkurës sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, një tjetër rekord i ri ditor global.

Ministria gjithashtu tha se numri i përgjithshëm i viktimave të Indisë kishte kaluar 200,000 për të arritur në 201,187. Guardian merr shifrat e saj për vdekjet nga gjurmuesi I universitetit Hopkins, i cili tregon fatalitetet në 197,984.

Sipas Guardian, krematoriumet në kryeqytetin indian të New Delhit janë duke u detyruar të bëjnë funerale të improvizuara në një masë të gjendjes së dëshpëruar me të cilën përballet vendi. Familjarët e pikëlluar të të vdekurve u duhet të presin 20 ose më shumë orë për një varrim funeral mes një shpërthimi të rasteve të reja Covid.

Fotografitë e bëra në Delhi të martën treguan tym që lëshohej nga dhjetëra vende të ndezura në një park makinash që ishte kthyer në një krematorium të improvizuar. Diku tjetër, punëtorët ndërtuan vende të improvizuara në tokë jashtë krematoriumeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon staf dhe furnizime shtesë në Indi për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, thotë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar: “OBSH po bën gjithçka që mundemi, duke siguruar pajisje dhe furnizime kritike, përfshirë mijëra koncentratorë oksigjeni, spitale të parafabrikuara të lëvizshme në terren dhe pajisje laboratorike. ”

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi obsh koronavirusi ne indi obsh

Sondazh

Poll