Politike

Mbi 83 mijë shqiptarëve iu dogj vota, u cilësuan si të pavlefshme, Tirana mban rekord!

28 Prill 2021, 08:22 Nga DOSJA

TIRANË– Një numër i lartë votash në rang vendi janë ‘djegur’! Sipas informacionit zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhejve, plot 83019 (5%) vota nuk i kanë shkuar asnjë partie, për shak se numëruesit i kanë cilësuar si vota të pavlefshme. Numri i këtyre votave është i lartë, pasi i afrohet edhe diferencës mes dy partive të mëdha, PS dhe PD.

Qarku me numrin më të lartë të votave të pavlefshme është Tirana, e ndjekur nga Durrësi, Lezha dhe Dibra.

Durrësi- 7 mijë e 808 vota

Lezhë- 4 mijë e 946 vota

Dibër- 4 mijë e 686 vota

Shkodër- 6 mijë e 11 vota

Kukësi- 2 mijë e 188 vota

Elbasan- 9 mijë e 775 vota

Fier- 9 mijë e 375 vota

Berat- 5 mijë e 292 vota

Korçë- 7 mijë e 353 vota

Gjirokastër- 2 mijë e 310 vota

Vlorë- 4 mijë e 730 vota

Numërimi total i votave përfundoi dje ku PS ka arritur të sigurojë 74 mandate në total me 48.81 % të votave, PD siguroi 59 mandate me 39.54 % të votave, LSI 4 mandate me 6.83 % të votave dhe PSD 3 mandate me 2.25 % të votave. Në total të vlefshme u shpallën 1.577.820 vota.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 numerimi i votave 2021

Sondazh

Poll