Politike

Rama nis me rutinën e përditshme, ndan videon: 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer borxhin e madh ku më futët me 25

28 Prill 2021, 08:08 Nga DOSJA
Rama nis me rutinën e përditshme, ndan videon: 3 herë më

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, një video nga Fushë-Kruja, aty po vijon ndërtimi i banesave të reja. Rama shkruan se tashmë do të ketë trefish punë për ti kthyer qytetarëve borxhin e madh që e kanë futur më 25 prill.

POSTIMI:

Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit

Rama mbajti ditën e djeshme fjalimin e fitores së zgjedhjeve, pas deklaratës zyrtare se PS ka fituar 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht po vijon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Shqipëri. Rama kryeson me shifrat, duke kaluar mbi 10 mijë vota në Vlorë, aty ku është dhe kandidat për deputet.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama shqiperia voton 2021 edi rama shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll