Aktualitet

Desh shkakoi tragjedi në sheshin ‘Skënderbej’, Arben Mema lihet në burg, rrëfehet para gjykatës: S’më ka dalë ende

28 Prill 2021, 08:29 Nga DOSJA
Desh shkakoi tragjedi në sheshin ‘Skënderbej’, Arben Mema

TIRANË– Arben Mema, i riu që desh shkaktoi tragjedi në sheshin “Skënderbej” pasi humbi kontrollin e mjetit, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Arben Mema akuzohet për tentativë vrasje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe për shkatërrim prone.

Në fjalën e tij, Mema tha se ende nuk i kishte dalë pija, pasi ditën e incidentit kishte konsumuar alkool dhe lëndë narkotike. 

“S’më ka dal ende pija! Se bëra me të keq, do ikja djathtas mu kthye makina majtas. Më doli makina jashtë kontrollit!,’’– është shprehur Mema.

Mema u fut ditën me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ duke terrorizuar qytetarët. Ai u ndalua nga qytetarët të cilët ishin në shesh. Video nga momenti kur Mema u fut me makinë pranë tendave të vaksinimit u shpërnda menjëherë në media, si dhe bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

I riu ka qenë i arrestuar më parë dhe për tre vepra penale si tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben mema makina drift tek sheshi arben mema makina drift tek sheshi

Sondazh

Poll