Aktualitet

‘Mafia më e frikshme në botë’/ Realizoi një dokumentar mbi Shqipërinë, gazetari humb jetën gjatë një sulmi

28 Prill 2021, 06:08 Nga DOSJA
‘Mafia më e frikshme në botë’/ Realizoi një

SPANJË– David Beriain dhe Roberto Fraile, dy gazetarët të cilët kanë realizuar një dokumentar në lidhje me mafian shqiptare kanë humbur jetën. Gazetarët ishin në Afrikë, të vendosur afër Parkut Kombëtar Arli, për të xhiruar një dokumentar mbi luftën e qeverisë kundër gjuetarëve të huaj.

Karvani përbëhej nga dy kamionë dhe rreth 20 motorë, me të cilët udhëtonin gazetarë, agjentë mjedisorë dhe një shoqërues ushtarak. Por, karvani u largua nga Natiaboani dhe u ndal rreth 60 kilometra më vonë.

Gazetarët spanjollë dolën nga një prej kamionëve dhe filluan të përdorin një dron për të bërë foto ajrore kur filloi sulmi. Persona të armatosur arritën me dy kamionë dhe një duzinë motoçikletash, duke bërë që autokolona të shpërndahej.

Beriain në vitin 2019 realizoi një dokumentar mbi mafian shqiptare, ku thuhej se është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë dhe se armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet david beriain david beriain

Sondazh

Poll