Aktualitet

Mashtroi me kriptomonedha/ Arrestohen 2 persona në Tiranë pasi strehuan një nga njerëzit më të kërkuar në botë

27 Prill 2021, 17:47 Nga DOSJA
Mashtroi me kriptomonedha/ Arrestohen 2 persona në Tiranë pasi

TIRANË- 2 persona janë arrestuar në Tiranë për shkak se pritën dhe strehuan turkun e shpallur në kërkim ndërkombëtër, Faruk Fatih Ozer. Ozer është shpallur në kërkim për shkak se ka mashtruar popullin turk në vlerën e 2 milion eurove. Ai mashtroi popullin turk duke i kërkuar që të hedhin lekët e tyre te kriptomonedhën virtuale “Thedex”.

Kontrolli në shtëpinë ku mendohet se ka qendruar Ozer është bërë nga autoritetet policore në bashkëpunim me ato turke. Ndërkohë që nga policia shqiptare ende nuk ka njoftim në lidhje me arrestimet e kryera.

Faruk Fatih Ozer kërkohet nga autoritetet turke për shkak se ka mashtruar miliona njerëz me kriptomonedhat e kompanisë së tij “Thedex”. Disa ditë më parë Turqia e shpalli në kërkim ndërkombëtar Ozer.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet faruk fatih ozer thedex faruk fatih ozer thedex

Sondazh

Poll