Politike

Një ditë pasi shpalli fitoren e mandatit të tretë, Rama nxjerr foton e flamurit: Shqipëria fitoi

28 Prill 2021, 07:02 Nga DOSJA
Një ditë pasi shpalli fitoren e mandatit të tretë, Rama

TIRANË– Me 768 mijë vota, Partia Socialiste arriti të marrë mandatin e tretë të qeverisjes, ndërsa Kryeministri Rama sot ka publikuar një foto në rrjetet sociale, 3 ditë pas zgjedhjeve.

Me në sfond flamurin kombëtar, në fotot shkruhet: “Shqipëria Fitoi!”, duke ia atribuuar fitoren sipas tij, Shqipërisë.

Ditën e djeshme, pas numërimit të votave kryeministri Rama zhvilloi një takim në sheshin “Skënderbej”, ku ftoi të gjithë mbështetësit, ku dhe mbajti fjalimin e fitores.

Partia Socialiste në këtë zgjedhje siguroi 74 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 59, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate me 3.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll