Politike

Rama krenohet me fëmijët: Faleminderit Reas dhe Gregut që nuk na shkaktoni asnjë dhimbje koke, me fodullëkun si ca fëmijë

27 Prill 2021, 16:23 Nga DOSJA
Rama krenohet me fëmijët: Faleminderit Reas dhe Gregut që nuk na

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ëhstë mjaft krenar për fëmijët e tij që gjatë kësaj periudhë që po luftonte për mandatin e tretë nuk i kanë shkatuar dhimbje koke.

Në fjalën e tij pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit, Rama tha se Linda, gruaja e tij, është ajo që i mbledh, teksa shtoi se i vogli Zaho është mërzitur. Ky i fundit, sipas Ramës është i trishtuar sepse nuk ka marrë asnjë votë në Vlorë, por i ka marrë të gjitha vetë Rama.


“Siç isha kur iu thirra për votën, do të jem unë aty për ju në çdo ditë e natë për 4 vitet që do vijnë. Një falenderim për gjysmën time më të mirë, dhe të vetmen opozitë që nuk e mund dot, por kënaqem me barazim. Linda është guri që na mbledh. Grua shumë faleminderit. Faleminderit edhe Reas dhe Gregut që nuk na shkaktoni asnjë dhimbje koke, me fodullëkun si ca fëmijë kryeministrash dhe asnjëherë nuk i keni bezdisur njerëzit me mënyrën tuaj të jetesës. Zaho nuk erdhi se është i mërzitur se unë i mora votat, dhe ai nuk mori asnjë në Vlorë,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Bëri histori! Rama zbret në sheshin ‘Skënderbej’, nis festën mes socialistëve: Ne e kemi thyer rekordin tonë

(F.M; K.M/ dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama mitingu i fitores se ps edi rama mitingu i fitores se ps

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2021, 15:28

TIRANË– Kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, Nard Ndoka ka komentuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike. I ftuar në emisionin ...