Shqipëria e nesërme do të drejtohet nga femrat/ Epërsi në ekonomi, ligj, shëndetësi dhe arsim
17 Maj 2019, 19:35Nga DOSJA
Shqipëria e të ardhmes mund të jetë e femrave. Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave sa i përket diplomave tregojnë se në sektorët më jetikë të mbarëvajtjes dhe mirëqenies së një shoqërie, femrat janë në mazhorancë të ndjeshme ndaj meshkujve.
Të dhënat tregojnë diplomat në arsimin e lartë sipas gjinisë. Kështu, sektorët ku edhe është më e theksuar epërsia e gjinisë femërore janë ato të shëndetësisë dhe mirëqenies, së bashku me arsimin, me rreth 79% dhe 78% respektivisht, prani femërore. Por, femrat janë në shumicë edhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm për një shoqëri, si shkencat sociale, gazetari dhe informacion, me një raport 70 me 30 në favor të tyre.
Edhe në drejtim të shkencave ekonomike, administrimit por edhe ligjit, epërsia është e ndjeshme, dhe raporti fiksohet në 61% me 39% në raport të femrave. Shkencat natyrore, matematika, statistika por edhe artet së bashku me shkencat humane janë sektorët e tjerë ku të diplomuarat femra kanë epërsi ndaj gjinisë së kundërt. Meshkujt janë në avantazh ndaj tyre vetëm në bujqësi, inxhinieri, shërbime dhe teknologji informacioni.
Të dhënat sinjalizojnë qartë se Shqipëria e të nesërmes mund të jetë nën drejtimin e femrave, me praninë e tyre jo vetëm në sektorët më strategjikë, por pse jo, edhe në postet drejtuese. Epërsinë e kanë, duhet vetëm ta shfrytëzojnë./Marrë nga Scan
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Në shtetin italian shqiptarët janë përfshirë shumë më tepër në politikë, duke kryesuar gjithashtu në listat e zgjedhjeve që do të mbahen më 26 maj. Në këto zgje...
TIRANE-Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar sot në një konferencë për mediat, se i është hapur rrugë krijimit të Bursës Shqipt...
Ndonëse zyrtarisht të varfër, shqiptarët arrijnë të kursejnë, duke lënë mënjanë kënaqësitë e jetës, duke pasur ndihmën e të afërmeve emigrantë, apo dhe duke mar...
Top Story udhëtoi edhe në Laiden, qytetin në jug të Holandës që njihet për universitetin më të vjetër të këtij vendi dhe që daton që në 1575. Në këtë qytet jep ...
Largimi i të rinjve, tendenca e çifteve për të bërë më pak fëmijë, pasiguria për të ardhmen, të ardhurat e pakta të disponueshme, ndryshimi i stilit të j...
GJIROKASTËR- Niveli më i lartë i ndotjes është konstatuar në rrjedhën e lumit Drino, ku shkarkohen edhe kolektorët e ujërave të zeza të qytetit Gjirokastër...
ELBASAN- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar 17.5 tonë farë misri jashtë standardeve si dhe ka gjobitur subjektin furnizues me një gjobë prej 200 mijë l...
ITALI- Në shtetin italian shqiptarët janë përfshirë shumë më tepër në politikë, duke kryesuar gjithashtu në listat e zgjedhjeve që do të mbahen më 26 maj. Po as...
Ndërsa rrugët kryesore të Tiranës janë kthyer në kantier ndërtimi, mjaft rrugë dytësore, mes lagjeve periferike, janë lënë në harresë. “Porta Vendore” bëri një ...
TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u prezantua raporti i INSTAT për vitin 2018.Në prezantimin e raportit ishte vetë, drejt...