Ekonomi

‘Sa është kostoja e protestave?’/ Drejtoresha e INSTAT s’i përgjigjet Bushatit: Ne s’masim fatura

14 Maj 2019, 09:31 Nga DOSJA
‘Sa është kostoja e protestave?’/ Drejtoresha e INSTAT

TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u prezantua raporti i INSTAT për vitin 2018.

Në prezantimin e raportit ishte vetë, drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, INSTAT, Delina Ibrahimaj.

Gjatë diskutimeve lidhur me statistikat, deputeti socialist Ervin Bushati e ka pyetur drejtoreshën Ibrahimaj lidhur me kostot e protestës së opozitës, pyetje të cilës ajo nuk i është përgjigjur.

Për ta “qetësuar” situatën ka ndërhyrë kryetari i këtij Komisioni, Arben Ahmetaj, i cili tha se INSTAT ishte i pavarur dhe se i tillë duhet që të mbetej.

Biseda në Komisionin e Financave:

Ervin Bushati: Sa përllogaritet dëmi i protestave të zhvilluara deri më tani?

Drejtoresha Delina Ibrahimaj: INSTAT nuk mat faturat e protestave, nuk është puna jonë.

Arben Ahmetaj: Jemi munduar që ta mbajnë të pavarur. INSTAT do ta mbajmë jashtë këtij debati se ka të bëjë me imazhin dhe pavarësinë e institucinit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi arben ahmetaj delina ibrahimaj ervin bushati komisioni i ekonomise dhe financave raporti i instat per 2018 arben ahmetaj delina ibrahimaj ervin bushati komisioni i ekonomise dhe financave raporti i instat per 2018

Sondazh

Poll