Ekonomi

AKU bllokon 17.5 tonë farë misri, gjobit subjektin dhe kërkon asgjësimin e produktit

14 Maj 2019, 11:19 Nga DOSJA
AKU bllokon 17.5 tonë farë misri, gjobit subjektin dhe kërkon

ELBASAN- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar 17.5 tonë farë misri jashtë standardeve si dhe ka gjobitur subjektin furnizues me një gjobë prej 200 mijë lekësh.

AKU bën me dije se pas analizave të bëra, ka rezultuar se treguesi i fuqisë mbirëse për mostrën e farës së misrit me emërtimin ” LG 30600″ ishte nën normën zyrtare të lejuar për mbjellje. Kjo ka çuar në marrjen e masave të menjëhershme ndërsa është vendosur asgjësimi i të gjithë sasisë së misrit të bllokuar.

AKU nuk e ka bërë publik emrin e subjektit, por lajmëron se duhet të thërrasë AKU-në që të jetë e pranishme kur të asgjësohet misri jashtë standardeve.

Njoftimi i plotë:

AKU/ GJOBË SUBJEKTIT DHE BLLOKIM I 17.5 TON FARË MISRI

Në vazhdim të kontrolleve intensive, për të gjitha kategoritë e ushqimeve dhe produkteve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar me destinacion asgjësimin e sasisë prej 17.5 ton farë misri.

Fillimisht, nga drejtoria rajonale e AKU në Elbasan janë kryer kontrolle zyrtare në subjektet që tregtojnë me pakicë inpute bujqesore dhe janë marrë mostra nga fara të ndryshme (përfshirë edhe farën e misrit me emërtimin LG 30600) për t’i analizuar për treguesit cilësor të tyre. Nga këto analiza ka rezultuar se treguesi i fuqisë mbirëse për mostrën e farës së misrit me emërtimin LG 30600 ishte nën normën zyrtare të lejuar për mbjellje.

Me marrjen e këtij informacioni, Drejtoria e Përgjithshme e AKU identifikoi subjektin furnizues (përfshirë datën e importimit në territorin e vendit tonë, si dhe sasinë e importuar të kësaj fare) dhe ushtroi kontroll zyrtar në këtë subjekt. Në kuadër të kontrollit zyrtar, AKU bllokoi sasinë prej 17,551.4 kg (për të cilën u mor mostra zyrtare për analizim), si dhe urdhëroi tërheqjen e sasisë prej 100.8 kg gjendje nga subjektet e tregtimit me pakicë në Elbasan dhe Lushnje, me detyrimin për ta kthyer farën jashtë standartit tek furnizuesi (subjekti i shumicës).
Analiza sërish tregoi se normat ishin jashtë atyre të përcaktuara për mbjellje.

Si rrjedhojë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi ndaj subjektit furnizues:

1) masën administrative “Gjobë” në vlerën 200,000 (dyqind mijë) lekë, për tregtimin e farave me fuqi mbirëse nën normën e lejuar,

2) masën administrative “Bllokim” me qëllim asgjësimin e produktit me sasi 17.5 ton farë misri me vlerë tregu 7,020,400 lekë,

3) detyrimin e subjektit për të njoftuar AKU-në për të qenë prezent në momentin e asgjësimit sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur dhe i motivuar të verifikojë në vazhdimësi plotësimin e kërkesave ligjore për inputet bujqësore, me qëllim garantimin e fermerëve për produkte sa më cilësore.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët! 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale aku bllokon 17.5 tonë farë misri aku gjobë subjektit aku bllokon 17.5 tonë farë misri aku gjobë subjektit

Sondazh

Poll