Ekonomi

Balluku: Krijohet Bursa Shqiptare e Energjisë, standart i ri, do të rregullojë tregun

16 Maj 2019, 09:41 Nga DOSJA
Balluku: Krijohet Bursa Shqiptare e Energjisë, standart i ri, do të

TIRANE-Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar sot në një konferencë për mediat, se i është hapur rrugë krijimit të Bursës Shqiptare të Energjisë.

Balluku është shprehur se ky është një akt që do të sjellë një standart të ri operimi, si edhe do të rregullojë tregun dhe furnizimin me energji elektrike.

“Sot ju prezantojmë me një treg të ri të energjisë elektrike. Këshilli i Ministrave miratoi hapjen për herë të parë të një burse shqiptare të energjisë. Ky akt u bë i mundur falë bashkëpunimit të ministreve, aktorëve vendasë të elektroenergjisë.

Ky është një standart i ri, bën hapjen dhe rregullimin e tregut. Do të rrisë furnizimin me energji elektrike. Më shumë transparencë financiare dhe përgjegjësi. Standart i ri operimi. Do të funksionojë si shoqëri aksionare.”-tha Balluku. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi belinda balluku bursa shqiptare e energjise belinda balluku bursa shqiptare e energjise

Sondazh

Poll