Editorial

Pse humbi Opozita?

27 Prill 2021, 10:26 Nga DOSJA
Pse humbi Opozita?

Zgjedhjet e 25 Prillit prodhuan një shumicë qeverisëse për K/ministrin Rama duke vendosur një rekord të paparë në 30 vite të ashtëquajtura demokraci, me tre mandate qeverisëse në radhë. Në fakt kjo fitore e PS-së të tejfryrë nga pushteti, u përgatit që pas prishjes së marrëveshjes së 5 Qershorit.

Rezultati surprizë i Tom Doshit të PSD-së me tre mandate deputetësh, tregoi degradimin e sistemit politik të kalbur nga shitblerja e votës dhe presioni i pushtetit. Një parti që nuk u pa kurrë në media për programin qeverisës, papritur gdhihet me tre deputetë.

Shto këtu edhe isistimin e Ambasadores Kim ndaj Tom Doshit, si person “non grata” në USA per korrupsion dhe trafik. Po Toma që eshtë “non grata” në demokracinë USA, eshtë “very wellcom” në xhunglën “demokratike” shqiptare.

Opozita u përball me makinerinë e pushtetit që ishte e “mirëorganizuar” që nga administrata, patronazhistët, e deri te SPAK-u i drejtësisë që tashmë e meriton të quhet SPAK-u i Partisë. PS shfrytëzoi të gjitha resurset e shtetit në shërbim të mandatit të tretë. Nga fryrja e administrates para zgjedhjeve, deri te intimidimi i votuesve.

Policia dhe prokuroria dukeshin si një PPP e marrë me koncension nga rilindja. Opozita krijoi “policinë” e vet, që ishte më efikase se Policia e Shtetit në ndalimin e shitblerjes së votës. Kulmi i kësaj degradence të partisë shtet, qe rrëmbimi i të dhënave personale në shëbim të patronazhistëve. Ky sistem kapilar patronazhistësh po na kthen në kohët e zymta të fuksave të “Sigurimit të Shtetit”, që kontrollonin edhe mendimet e individëve. Media me TV-të kombëtare në pararojë, i shërbeu pushtetit deri ne neveri.

Kusuret e Opozitës

Braktisja e Parlamentit dhe e zgjedhjeve lokale, qe hapi më i gabuar që solli rezultatin e sotëm.Nëse opozita do mundej ti linte bosh karriget që populli opozitar i delegoi me votë, kjo lëvizje do provokonte zgjedhje të parakohshme. Por, duke ditur që fundi i listave për një grusht votash kishte futur brenda tyre elementë që shkëlqenin si kllounë cirku dhe jo si politikanë, ky veprim ishte vetvrasje.

Me ndihmën e opozitës së re, Rama ndryshoi kodin zgjedhor në favor të PS-së. Dalja me dy lista e PD-së dhe LS-së, solli humbjen e disa mandative opozitare nga Gjirokastra e deri në Shkodër. Votat e pavlefshme ku nga pamjet filmike duken komisionerë të PS-së që shënojnë fletët e votimit për ti nxjerrë të pavlefshme, tregon se përzgjedhja e komisionerëve opozitar, lë për të dëshiruar. Madje me këtë yrysh që ka marrë rilindja, opozita do ketë vështirësi të ketë komisioner në zgjedhjet e ardhshme.

Si përfundim.

Edhe kesaj here dështuam të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përpos gëzimit të socialistëve për mandatin e tretë, atdheu ynë nuk do shpëtoj nga varfëria. PPP të do vazhdojnë të gërryejn buxhetin e varfër të shtetit. Oligarkët do vazhdojnë të fitojnë tendera pa garë.

SPAK-u i partisë vetem do legjitimojë abuzimet pa hetuar korrupsionin, ndërsa nga buxheti do firojnë miljona për të paguar borxhet e Bechettit. Në mandatin e tretë do konsolidohet regjimi duke u përpjekur të korruptojnë edhe opozitën. Si ngushëllim do kemi Ambasadoren Guvernatore që do vazhdojë të bëjë avokaten e qeverisë, duke na premtuar sërisht një reform tjetër zgjedhore.

Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial ilir gjini rezultati i zgjedhjeve zgjedhjet 25 prill 2021 ilir gjini rezultati i zgjedhjeve zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Editorial 23 Prill 2021, 12:45

Ikja e Ramës – shansi i fundit për shpresën

Në orët e numërimit mbrapsht deri kur të marrim në duar fletën e votimit, arsyet pro dhe kundër ose ankthi për të ardhmen mundojnë secilin prej nesh. Shumë të l...

Editorial 23 Prill 2021, 07:13

Dhuna elektorale, oguri i zi që na ndjek

Duket se tërmeti dhe pandemia i kanë ardhur për shtat qeverisë njësoj si Hirushes këpuca prej qelqi. Jam e bindur se ne ende nuk e kemi kuptuar se sa serioze ës...

Editorial 22 Prill 2021, 16:01

Berat Buzhala: Nëse fiton Edi Rama, ne do të ikim

Mundësia e ndryshimit të pushtetit, apo e vazhdimit të pushtetit, është vazhdimisht ngjarje interesante, por shpeshherë i tejkalon kornizat e një ngjarjeje thje...