Editorial

Pas zgjedhjeve në Shqipëri nuk pritet ndonjë ndryshim i madh

27 Prill 2021, 08:36 Nga DOSJA
Pas zgjedhjeve në Shqipëri nuk pritet ndonjë ndryshim i madh

TIRANË– Dy reagimet e para nga Bundestagu për zgjedhjet në Shqipëri vijnë nga opozita. Deputetja liberale, Renata Alt, nuk pret ndonjë ndryshim të madh në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 25 Prillit “Pavarësisht se kush do të formojë qeverinë e re, në Shqipëri nuk pritet ndonjë ndryshim i vërtetë,” tha Alt në një prononcim për media.

“As opozita nuk ofron alternativë”

Rama është kritikuar për mungesën e reformave në luftën kundër korrupsionit dhe në gjyqësor, por as partia më e madhe e opozitës, e cila është në bojkot të vazhdueshëm, nuk duket se është një alternativë e vërtetë. Asnjë nga partitë nuk dha më shumë sesa premtime të paqarta zgjedhore.” – kritikoi deputetja liberale në analizën e saj. Ajo kërkon të vijohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Reforma zgjedhore të zbatohet deri në fund

Deputetja gjermane vijon më tej në mesazhin e saj, se “Shqipëria jo vetëm që duhet të provojë se është në gjendje të mbajë zgjedhje të rregullta, por edhe të forcojë në mënyrë të qëndrueshme funksionimin praktik të parlamentit, duke zbatuar me sukses reformën zgjedhore.”

Alt bën thirrje edhe për njohje të rezultatit nga të gjitha palët. “Vendi është shumë i polarizuar politikisht dhe do të përfitonte shumë nëse të gjitha partitë do të njihnin rezultatin”.  Alt më tej e quan jo shenjë të mire ‘përplasjen me armë’ në prag të zgjedhjeve dhe kritikon faktin, që 1,5 milionë shqiptarët jashtë nuk kanë qenë në gjendje të votojnë me rrugë postare.

AfD: Shqipëria ka probleme me drogën emigracionin 

Edhe grupi parlamentar i partisë ultra të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka reaguar gjithashtu ndaj zgjedhjeve në Shqipëri me një analizë të deputetit Paul Podolay, anëtar i komitetit të punëve të jashtme, në Bundestag. Sipas Podolayt, rezultati paraprak është i ngushtë dhe do të vështirësojë krijimin e një koalicioni. Podolay, i cili thotë se ka qenë vëzhgues në zgjedhje, thotë se shqiptarët kërkojnë “reforma në luftën kundër korrupsionit dhe gjyqësorit dhe reforma në universitete”.  Podolay gjithashtu kujton se Shqipëria veç keqmenaxhimit, në administratë trafikut të drogës dhe krimin e organizuar ka problem edhe emigracionin.

“Partia Demokratike e Shqipërisë akuzon me të drejtë qeverinë socialiste për dështim absolut dhe përfshirje në krimin e organizuar dhe mbështetet në hapje të vendeve të reja të punës dhe taksa të ulëta si recetë kundër emigracionit të shqiptarëve.

Ndryshe nga FDP-ja, e cila sapo ka shtruar një kërkesë në Bundestag për një prespektivë më të angazhuar europiane ndaj Ballkanit Perëndimor, grupi parlamentar AfD-së e kundërshton vazhdimisht zgjerimin e BE-së Grupi parlamentar i AFD-së e thekson këtë qëndrim edhe në deklaratën për media, të së hënës.

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial paul podolay renata alt zgjedhjet 25 prill 2021 paul podolay renata alt zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Editorial 23 Prill 2021, 12:45

Ikja e Ramës – shansi i fundit për shpresën

Në orët e numërimit mbrapsht deri kur të marrim në duar fletën e votimit, arsyet pro dhe kundër ose ankthi për të ardhmen mundojnë secilin prej nesh. Shumë të l...

Editorial 23 Prill 2021, 07:13

Dhuna elektorale, oguri i zi që na ndjek

Duket se tërmeti dhe pandemia i kanë ardhur për shtat qeverisë njësoj si Hirushes këpuca prej qelqi. Jam e bindur se ne ende nuk e kemi kuptuar se sa serioze ës...

Editorial 22 Prill 2021, 16:01

Berat Buzhala: Nëse fiton Edi Rama, ne do të ikim

Mundësia e ndryshimit të pushtetit, apo e vazhdimit të pushtetit, është vazhdimisht ngjarje interesante, por shpeshherë i tejkalon kornizat e një ngjarjeje thje...

Editorial 21 Prill 2021, 08:21

Çoroditjet e një ligji të çoroditur

Ka pak kohë që një ligj goditi si rrufe punën e gjithë studiove të auditorëve ligjor, kontabilistëve të miratuar por dhe të vetë bizneseve, të cilët pikërisht n...

Editorial 20 Prill 2021, 08:45

Prometeu ynë i zgjidhur dhe pa zjarr

Sot në Shqipëri, duket shumë e lehtë të shkatërrosh, krijosh institucione … ose dhe të eleminosh institucione. Luajtja e lojës se kryeministri është Prome...