Editorial

A duhet pranuar rezultati i zgjedhjeve të patronazhizuara?

21 Prill 2021, 18:04 Nga DOSJA
A duhet pranuar rezultati i zgjedhjeve të patronazhizuara?

Patronazhist, profesioni më i ri i “shpikur” nga ne shqiptarët, i vetmi më llojin e vet në botën e shteteve të qytetëruara ku edhe ne shqiptarët kërkojmë me ngulm ti bashkohemi. Vetëm në Shqipëri ndodh që Kryeministri mban njëkohësisht edhe postin e Kryepatronazhistit. Para tetë viteve premtoi 300 mijë vende te reja pune. E “mbajti” premtimin. Madje edhe e tejkaloi.

Në tetë vite të qeverisjes së tij patronazhiste, rreth 400 mijë shqiptarë lanë atdheun dhe u “punësuan” në Europë e Amerikë . Në vitin e fundit të qeverisjes, vetëm në Qarkun e Tiranës u punësuan 9 mijë vetë me profesionin e ri, – patronazhist. Kjo ushtri patronazhistësh ka në gjirin e vet edhe pjestarë të policisë e ushtrisë, paçka se ligji i ndalon. Madje ushtria e patronazhistëve, tejkalon në numër edhe efektivët e forcave tona të armatosura. Patronazhistët, nuk janë si masovikët e djeshëm që përçonin te masat ideologjinë e partisë. Këta të sotmit e përdorin shtetin si sekser ose gogol në këmbim të votës. Dikush kërcënohet me ndihmën sociale, dikujt i premtohet punësim, të tjerëve u shkelet syri për një legalizim.

Por, pas zgjedhjeve do rezultojë “legalizim” i tipit rruspë! Plot 40 mijë fakirëve që sot u dërgojnë patronazhistë për ti rrëmbyer votën, nesër do t’ju shembin banesat. Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet patronazhiste të 25 Prillit, a duhet të njihet rezultati i tyre? Që zgjedhjet të njihen, ato duhet të jenë të lira. A janë të lirë shqiptarë t të shprehin vullnetin e tyre me votë ? Administrata frikësohet me vendin e punës. Fakirët me dihmën sociale. Emirantëve u mohohet vota me “karantinim” nga komisioni i ekspertëve, që s’janë gjë tjetër veçse patronazhistët e PS-së me bluza të bardha.

Por ka edhe më keq. SPAK, elita e drejtësisë, prokurorët e mirëpaguar me super benefite, po shfaqen në sytë e të gjithëve si patronazhistët e Partisë Socialiste në drejtësi. Në vend që të hetonin serverat e E Albania dhe KOKSh-it, prokurorët spakistë me iniciativë nga poshtë dhe me orientim nga lart, mësynë zyrat e Lapsit të medias për të zbuluar tradhëtarin. Zbardhia e këtij krimi me të dhënat personale, zgjidhet fare lehtë duke kontrolluar serverat e E Albania-s, pasi çdo ndërhyrje lë gjurmë. Por SPAK-u i partisë po kërkon gjilpërën në kashtë te zyrat e Lapsit, për të varrosur të vërtetën. Për të mos fundosur partinë mëmë patronazhiste.

SPAK po shërben si komerrdare e pushtetit të mbytur në detin e korrupsionit. Prandaj rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit është i deformuar. Kjo sepse ekipi i partisë mëmë patronazhiste, ka manipuluar edhe sistemin “VAR”. Dikur thoshim se rruga jonë për në Europë kalon nga fqinjë tanë Italia dhe Greqia. Sot mund të themi me gojën plot se kjo rrugë për në Europë , kalon nga Kosova. Kosova, gjysma e trupit tonë të copëtuar, është busulla jonë europiane. Pa patronazhistë, pa administratë të frikësuar e “ekspertë ” që karantinojnë votën e emigrantëve, me rotacion normal të pushtetit. Faleminderit Kosovë.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial editorial nga ilir gjini ilir gjini editorial nga ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll

Editorial 21 Prill 2021, 08:21

Çoroditjet e një ligji të çoroditur

Ka pak kohë që një ligj goditi si rrufe punën e gjithë studiove të auditorëve ligjor, kontabilistëve të miratuar por dhe të vetë bizneseve, të cilët pikërisht n...

Editorial 20 Prill 2021, 08:45

Prometeu ynë i zgjidhur dhe pa zjarr

Sot në Shqipëri, duket shumë e lehtë të shkatërrosh, krijosh institucione … ose dhe të eleminosh institucione. Luajtja e lojës se kryeministri është Prome...

Editorial 19 Prill 2021, 23:04

SPAK, një qen roje i PS

Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi Lapsi.al botoi skandalin e grabitjes të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, unë dhe kolegu im Armand Shkulla...

Editorial 19 Prill 2021, 15:15

Lapsi dhe SPAK si gome e krimeve te pushtetit

“Patronazhistet”, fatkeqesisht e kthyen daljen e te dhenave personale per publikun e thjeshte nga nje Megaskandal, ne nje Komedi. Dhe teksa Komedia vazhdon perd...

Editorial 14 Prill 2021, 07:39

Letër e hapur për patronazhisten time

E dashur patronazhistja imë A.SH.!Po të them që në fillim se, në momentin kur mora vesh për ekzistencën tënde dhe për më tepër se sa pranë më kishe qendruar gji...

Editorial 13 Prill 2021, 15:23

SPAK-u Patronazhist si Sopatë pa Bisht

Trinomi revolucionar “Shtet-Patronazhist-Pushtet”. Për herë të parë fjalën patronazhist, e dëgjova në Lukovë në shtatorin e vitit 1986. Isha student dhe gjithë ...

Editorial 13 Prill 2021, 15:03

Të githë fajin patronazhistëve

Që prej të dielës, Lapsi.al po i kushton vëmendjen që meriton skandalit të përmasave jo të zakonshme, të vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë për qëll...

Editorial 13 Prill 2021, 12:51

Kapitalizmi nuk do të na shpëtojë nga Covid-19

Kur një qeveri drejtohet nga filozofia e lakmisë, aparteidi i vaksinave është i garantuar. 56 përqind e më shumë se 455 milion dozave të vaksinave anti-Covid ka...

Editorial 11 Prill 2021, 16:07

Grupi “puçist” i Rinasit

Në vitin e largët 1974, rrufetë e Zeus-it Enver nga Olimpi i marksizëm-leninizmit, do të binin pa mëshirë mbi ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe gjeralët d...