Editorial

Pengu dhe viktima në Elbasan- Si u përdor Ardi Veliu në shërbimin final para 25 prillit

22 Prill 2021, 13:06 Nga DOSJA
Pengu dhe viktima në Elbasan- Si u përdor Ardi Veliu në

TIRANË- Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Elbasanit u bënë të dobishëm vetëm për të kuptuar se si politika dhe krimi i ka futur në thes dhe po i përdor për ta mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme. Me kronologjinë e ngjarjes, Drejtori i policisë së Shtetit, Ardi Veliu vetëm sa tregoi se është aleat i bandave të partisë, bashkëpunëtor i blerjes së votave dhe drejtues i parë i skenarit të shkatërrimit të zgjedhjeve.

Pavarësisht dritëhijeve, pavarësisht akuzave, vrasja nuk justifikohet, por shtrembërimi i ngjarjes zyrtarisht nga policia, në favor të banditëve, kundër ish – kolegëve, tregon se jemi të pambrojtur, se shtetin na i ka marrë pushteti, që, bashkë me krimin dhe paratë e pista të na marrë pushtetin e zgjedhjeve dhe ta përdorë përsëri si kamzhik kundër qytetarëve.

Për Ardi Veliun ishte shumë herë më e rëndësishme që të deklaronte se grupi i dalë në terren nga Partia Demokratike, kishte qarkulluar disa herë brenda ditës nëpër Elbasan, dhe se qe pikasur nga qytetarët dhe policia, që sërish nuk kishin bërë asgjë, edhe pse sipas tyre, ky grup kishte në plan të zhvillonte një skenar të rrezikshëm.

Drejtori i Policisë, theksoi faktin e ditur tashmë, se ish- efektivët e policisë nuk janë nga Elbasani, theksoi se ata janë strukturë paralele (e paligjshme) për mbrojtjen e votës, theksoi se në makinë nuk kishte asnjë të dhënë për blerje votash, si të ishte i dërguari i partisë dhe bandës së saj në vendngjarje. Pa sqaruar se kush është Met Gresaj, personi që u bë shkaku zyrtar i sherrit në Elbasan, pa sqaruar pse viktima bashkë me Kel Çamin ishin në vendngjarje, kur atje ishte thirrur policia, Ardi Veliu u fokusua të tregonte për biografinë e SMV-ve të opozitës, që kanë lëvizur nën hundën e tyre.

As Taulant Ballës nuk i kishte shkuar ndërmend ta quante pengmarrje kapjen e blerësit të votave nga grupi që PD i ka quajtur “mbrojtësit e votës”, as kalimtari më i pavëmendshëm nuk mund të bënte sikur nuk e dinte kush shtiu i pari për të ndezur gjakderdhjen, as efektivi më i ri i policisë nuk do e shmangte hetimin nga çanta me para e “pengut”, nuk do ndërtonte një version kundër gjithë asaj që panë qytetarët e ndryshur të një qyteti të pushtuar.

Ardi Veliu e tregoi me “alarm” faktin sesi grupi i Arbër Paplekajt mori peng Met Gresajn, jo me metodat klasike të pengmarrjes, por me një metodë policore, që efektivët e Ardi Veliut e kanë si lojë dore me qytetarët që ndalojnë: Duke i hequr çelësin e makinës.

Bllokimin për të sqaruar gjithçka me mbërritjen e Policisë, Ardi Veliu e quajti pengmarrje dhe e mori përsipër që ta citonte vetë në konferencë, duke mos ia lënë këtë detyrë ndonjë vartësi.

Absurdi vazhdoi me faktin se Ardi Veliu rrëfeu sesi Met Gresaj u mor peng nga grupi i PD, dhe nuk u fut as në furgon e as nuk iu kontrollua makina, por u mbajt në rrugë deri në mbërritjen e policisë së Shtetit.

E pranoi vetë Ardi Veliu, kur thatë thatë tregonte sesi përgjegjësi i Partisë Demokratike mori në telefon policinë duke i rrëfyer ngjarjen e më pas iu shpjegoi atyre dyshimet që kishin se një makinë ML pa targa mund të blinte vota në Elbasan.

Sot janë të arrestuar vetëm ish- efektivët, që vërtetë kanë shkelur ligjin, por ligjin e një shteti të kapur nga bandat. Kundërshtarët e ish – policëve ishin banditët, ata janë të lirë. Fajin e kanë ish -ushtarakët, banditët janë pa faj, ata mbretërojnë lirshëm nëpër Shqipëri, me krostok dhe canta me para, duke blerë vota për partinë. Nëse vërtet ka pati një peng në Elbasan, ai është qytetiiI marrë nga pushteti qëndror, në bashkëpunim me pushtetin lokal, në bashkëpunim me pushtetin e krimit, në bashkëpunim me pushtetin e bizneseve të pista dhe me shefat e policisë që pa respekt më as për veten e kurrsesi më për uniformën, njollosin Policinë e Shtetit dhe transformojnë paturpësisht e pa frikë ndaj ligjit ngjarjet dhe historitë.

(DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial ardi veliu vritet pjerin xhuvani ardi veliu vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Editorial 21 Prill 2021, 08:21

Çoroditjet e një ligji të çoroditur

Ka pak kohë që një ligj goditi si rrufe punën e gjithë studiove të auditorëve ligjor, kontabilistëve të miratuar por dhe të vetë bizneseve, të cilët pikërisht n...

Editorial 20 Prill 2021, 08:45

Prometeu ynë i zgjidhur dhe pa zjarr

Sot në Shqipëri, duket shumë e lehtë të shkatërrosh, krijosh institucione … ose dhe të eleminosh institucione. Luajtja e lojës se kryeministri është Prome...

Editorial 19 Prill 2021, 23:04

SPAK, një qen roje i PS

Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi Lapsi.al botoi skandalin e grabitjes të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, unë dhe kolegu im Armand Shkulla...

Editorial 19 Prill 2021, 15:15

Lapsi dhe SPAK si gome e krimeve te pushtetit

“Patronazhistet”, fatkeqesisht e kthyen daljen e te dhenave personale per publikun e thjeshte nga nje Megaskandal, ne nje Komedi. Dhe teksa Komedia vazhdon perd...

Editorial 14 Prill 2021, 07:39

Letër e hapur për patronazhisten time

E dashur patronazhistja imë A.SH.!Po të them që në fillim se, në momentin kur mora vesh për ekzistencën tënde dhe për më tepër se sa pranë më kishe qendruar gji...

Editorial 13 Prill 2021, 15:23

SPAK-u Patronazhist si Sopatë pa Bisht

Trinomi revolucionar “Shtet-Patronazhist-Pushtet”. Për herë të parë fjalën patronazhist, e dëgjova në Lukovë në shtatorin e vitit 1986. Isha student dhe gjithë ...

Editorial 13 Prill 2021, 15:03

Të githë fajin patronazhistëve

Që prej të dielës, Lapsi.al po i kushton vëmendjen që meriton skandalit të përmasave jo të zakonshme, të vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë për qëll...

Editorial 13 Prill 2021, 12:51

Kapitalizmi nuk do të na shpëtojë nga Covid-19

Kur një qeveri drejtohet nga filozofia e lakmisë, aparteidi i vaksinave është i garantuar. 56 përqind e më shumë se 455 milion dozave të vaksinave anti-Covid ka...