Sport

Krijuesi i Spotify dhe 4,7 miliardë euro pasuri, njihuni me suedezin që kërkon të bëhet president i Arsenal

26 Prill 2021, 17:31 Nga DOSJA
Krijuesi i Spotify dhe 4,7 miliardë euro pasuri, njihuni me suedezin

ANGLI– Presidenca e klubit anglez Arsenal ka zhgënjyer në gjithë këto vite sa i përket pjesës administrative. Ndoshta ka ardhur momenti që tifozët të gëzohen e në dyert e klubit anglez ka trokitur miliarderi suedez, Daniel Ek i cili është i gatshëm të marrë pjesën më të madhe të aksioneve.

Fillimisht suedezi është i gatshëm të bëjë një ofertë me ndihmën e ish-tre “topçinjve” të mëdhenj: Thierry Henry, Dennis Bergkamp dhe Patrick Vieira. Sikurse raporton “Sky Sports UK”, Ek, bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i kanalit muzikor Spotify, ka rekrutuar tri legjendat e Arsenalit, të ashtuquajtur “Invincibles”, për ta ndihmuar që të blejë klubin nga pronari aktual, Stan Kroenke.

Ek shprehu për herë të parë interesin e tij javën e kaluar, pasi tifozët protestuan jashtë “Emirates Stadium” kundër Kroenke për shkak të përfshirjes së tij në projektin e dështuar të themelimit të Superligës së Europës. Ek, sipas Forbes, ka një pasuri me vlerë neto të vlerësuar rreth 4.7 miliardë €, dhe u konsiderua personi më me ndikim në botën e muzikës nga revista Amerikane “Billboard” në vitin 2017.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport arsenal daniel ek spotify arsenal daniel ek spotify

Sondazh

Poll