Politike

Afro 24 orë pas nisjes së numërimit! Celibashi: Në shumë KZAZ kemi probleme me sjelljen e numëruesve, ndikojnë partitë p

26 Prill 2021, 17:10 Nga DOSJA
Afro 24 orë pas nisjes së numërimit! Celibashi: Në

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje mbi numërimin e votave. Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se në shumë KZAZ ka probleme me numëruesit dhe me sjelljet e tyre. 

Celibashi shtoi se kjo gjë ka sjellë probleme dhe se ka ardhur si pasojë e ndikimit të partive politike. Kryekomisioneri tha se gjithashtu po bëhet një verifikim pas denocnimeve që kandidati i pavarur Boiken Abazi bëri publikisht. 


“Në Libohovë dhe Pustec, procesi ka përfunduar tërësisht si me partitë, edhe me kandidatët. Tërësisht ka përfunduar procesi edhe për zonën zgjedhore 10, ku është përdorur sistemi i votimit elektronik. KQZ po ndjek me shumë vëmendje ecurinë e këtij procesi. Kemi probleme në sjelljen e anëtarëve të KZAZ-së dhe të numëruesve. Puna është mjaft me tension, por kemi të dhëna që jo në pak raste, pengimi i procesit vjen si rrjedhojë i qëndrimit të partive politike. KQZ ka reaguar dhe pas ndërhyrjes së KQZ-së situata ka ndryshuar. Në momentin që ne flasim nuk kemi informacion që në ndonjë KZAZ të jetë ndërprerë procesi i numërimit. Në faqen e internetit të KQZ-së gjendjen të gjitha shifrat. E di që ka pasur probleme por ka qenë shumë i lartë numri i kërkesave për të aksesuar faqen. Kjo gjë krijon vonesa në kërkimin e informacionit. Sikurse dhe sot, siç jeni në dijeni, misioni ndërkombëtar doli me raportin paraprak, kryesisht me atë çfarë kanë vërejtuar në dotën e votimit. të gjitha vlerësimet e misionit të OSBE-së i gjejmë realiste. Kanë të njëjtin opinion si Komisioni i Zgjedhjeve. Kemi pasur disa raportie nga disa kandidatë për deputetë, si kandidati i pavarur Boiken Abazi. Jemi duke e ndjekur si situatë dhe përsa i takon KQZ-së do ndajë qëndrimet e duhura,”- tha Celibashi.

LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen 55.6% e kutive të votimit në vend! PS-ja me diferencë të lehtë, ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi numerimi i votave 2021 ilirjan celibashi numerimi i votave 2021

Sondazh

Poll