Shit-blerja e votës, Aleksander Pociej: Kemi denoncime, do verifikohen
26 Prill 2021, 13:53Nga DOSJA
TIRANË– Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Aleksander Pociej tha se kanë pasur denoncime të shumta për shit-blerje votash, por që ende nuk ka asnjë provë për ta.
Në një konferencë të përbashkët me delegacionin e OSBE-së për zgjedhjet e 25 prillit, Pociej tha do bëhen verifikime për të folur më pas.
Pjesë nga biseda:
PYETJE: Shitblerja e votës, a keni mundësuar ndonjë provë?
Aleksander Pociej: Gjatë ditës së votimit kemi pasur akuza por vëzhguesit tanë afatgjatë janë në dijeni të disa rasteve. Megjithatë këot prcedura nuk kanë përfunduar. Janë akuza dhe jo fakte. Prej një kohe të gjatë vëzhgojmë disa vende. Do vëzhgojmë sesi do të përfundojnë këto akuza dhe cili do të jetë rezultati. Shqipëria është nën vëzhgim dhe do të jetë pjesë e punës tonë në të ardhmen. Nëse do të ketë përgjigje negative do të reflektohen në raporte.
Gacek: Kemi raporte lidhur me këtë, vëzhguesit tanë afatgjatë janë marrë me këto incidente. Është e vështirë që t’i gjurmosh çështjet e tilla. SPAK ka 33 raste që po i ndjek. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të bëra nga KQZ, sërish shohim shembuj apo akuza të shitblerjes së votave. Është e rëndësishme që të kemi besim. Është problem dhe duhet luftuar, e nuk është e lejuar dhe nuk do të lejohet kjo bën që shqiptarët të humbasin besimin në sistemin zgjedhor. Do të shohim nëse është rikthyer besimi tek shqiptarët apo jo.
TIRANË– Ka përfunduar numërimi i gjysmës së votive të votimit. sipas të dhënave të fundit, ka përfunduar numërimi i 2575 nga 5199 kui që janë në total. Në ...
SKRAPAR– Partia Socialiste ka dalë fituese në Skrapar duke marrë 6630 vota. Në KZAZ 68 kanë votuar gjithsej 7057 qytetarë. Partia Demokratike ka mundur të marrë...
Politike26 Prill 2021, 13:37
TIRANË– OSBE tha se nuk e di ende se kush fshihet pas skandalit me të dhënat personale që u zbulua nga Lapsi.al.Në një konferencë pas zgjedhjet të 25...
KLOS– Partia Demokratike ka rezultuar fituese në një tjetër qark të vendit. Në Klos, ka rezultuar fituese Partia Demokratike e cila ka marrë 2738 vota, Pa...
TIRANË– Procesi i numërimit të votave ende vijon në të gjithë territorin e Shqipërisë.Në Mat nga 50 kuti të votimit, janë numëruar vetëm 25, të cilat...
TIRANË– Delegacioni i OSBE-së ka deklaruar se po ndjekin procesin e numërimit të votave me kujdes, për të parë nëse do të ketë ndonjë provë për akuza...
TIRANË– Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Aleksander Pociej tha se presioni ndaj nëpunësve civilë në Shqipëri mbetet nj...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin më të fundit të të dhënave, teksa kanë kaluar rreth 17 orë nga hapja e procesit të numërimit.Në...
GJIROKASTËR– Partia Socialiste ka fituar dhe zonën e Libohovës. Partia Socialiste ka grumbulluar 1 154 vota, Partia Demokratike 901 dhe Lëvizja Socialiste ...
TIRANË- Koordinatori special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev nënvizoi disa problematika gjatë fushatës...