Politike

Pretendimet për shit-blerje votash, Ursula Gacek: Do jemi këtu deri më 7 maj, do mdjekim gjithçka me kujdes

26 Prill 2021, 13:31 Nga DOSJA
Pretendimet për shit-blerje votash, Ursula Gacek: Do jemi këtu deri

TIRANË– Delegacioni i OSBE-së ka deklaruar se po ndjekin procesin e numërimit të votave me kujdes, për të parë nëse do të ketë ndonjë provë për akuzat e ngritura për shit-blerje votash.

Ursula Gacek tha se hetime kanë nisur dhe se deri më 7 maj delegacioni do të jetë këtu për të vëzhguar të gjithë procesin hap pas hapi.

“Kemi vëzhguar procesin në 12 qarqet se besimi tek procesi po rivendoset. Pas marrëveshjes politike aktorët kanë besim në marrjen pjesë në zgjedhje. Pati besim tek komisioni zgjedhor dhe administrata. Ka qënë sfidë kjo. Vlerësimi i përgjithshëm ndërkohë që vazhdon numërimi, mund të themi se gjithçka ishte transpartente dhe e organizuar mirë. Jo vetëm në Tiranë, vetë unë kam vizituar Durrës, Lezhë, Elbasan dhe jam takuar edhe me shoqërinë civile. Dëgjuam edhe akuzat për shitblerje votash. Hetimet janë hapur që prej ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit tanë do të qëndrojmë këtu edhe gjatë javës në vijim. Do të qëndroj këtu deri më 7 maj dhe do të ndjekim me vëmendje procesin. Do të japim rekomandimet tona dhe shpresojmë që të jenë ndihmuese. Premtova se do të bënim një vlerësim të mirë të zgjedhjeve 2021,”- tha Gacek ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: RAPORTI PARAPRAK/ OSBE dhe Këshilli i Evropës: Po rivendoset besimi te zgjedhjet! Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë, të zbardhet! Akuzat për shit-blerje, kemi dyshime, po hetojmë

(k.m;f.m/dosja.l)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike konferenca e osbe per zgjedhje numerimi i votave 2021 ursula gacek konferenca e osbe per zgjedhje numerimi i votave 2021 ursula gacek

Sondazh

Poll