Politike

Zgjedhjet në Shqipëri, përfaqësuesi i PACE, Pociej: Mbetet problem presioni ndaj nëpunësve civilë, grumbullimet dhe prete

26 Prill 2021, 13:27 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Shqipëri, përfaqësuesi i PACE, Pociej: Mbetet

TIRANË– Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Aleksander Pociej tha se presioni ndaj nëpunësve civilë në Shqipëri mbetet një problem.

Në një deklaratë të përbashkët me delegacionin e OSBE-së në Tiranë, teksa vijon numërimi i votave në vend, Pociej tha se edhe pretendimet për shit-blerje votash, janë problem gjithashtu.


Pociej vuri në dukje dhe faktin që jashtë qendrave të votimit ka pasur edhe grumbullime personash duke shtuar kështu kështu rrezikun e infektimit të qytetarëve me Covid-19. 

“Kolegu im mbuloi gjithçka, kështu që nuk kam thënë shumë gjëra për të dhënë. Më lejoni që të bëj edhe unë dy komente. Kam nderin të drejtoj delegacionin e asamblesë PACE. Vëzhgojmë zgjedhjet prej 3 dekadash tashmë. Jemi ftuar për të vëzhguar të gjithë zgjedhjet. Falenderoj autoritetet që na kanë ftuar dhe për frymën e bashkëpunimit. Me kaq më lejoni të bëj një koment personal. Kam qenë para 5 vitesh, duhet të them që prej 5 viteve të fundit vështirë se e dalloj më Tiranën. Përgëzoj qytetarët për këtë punë. Dje anëtarët e Pace vëzhguan votimin në disa qendra në Tiranë, Kavajë, Dibër, Fier dhe në fshatra. Dimë shumë mirë se ishte sfidë organizimi i zgjedhjeve në kushte pandemie. Një numër i konsideruesshëm qendrash votimi nuk ishin të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara. Në disa qendra pati respektim të distancimit social, ndërsa në të tjera grumbullime. Në këtë proces vazhdojnë të mbeten problem. Pretendimet për shit-blerje vote vazhdojnë të mbeten problem. Ka ndikuar negativisht në preceptimin dhe besimin e publikut në proces zgjedhor. Po kështu ndodhi edhe me presionet ndaj nëpunësve civilë. Dita e votimit shkoi shumë më mirë sesa fushata. Në raportin final të këtyre zgjedhjeve që do të miratohet në 28 maj, PACE janë të gatshëm për të vijuar bashkëpunimin për të përmirësuar më tej kuadrin ligjor në vend,”- tha Pociej.

LAJMI KRYESOR: RAPORTI PARAPRAK/ OSBE dhe Këshilli i Evropës: Po rivendoset besimi te zgjedhjet! Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë, të zbardhet! Akuzat për shit-blerje, kemi dyshime, po hetojmë

(k.m;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike aleksander pociej numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 aleksander pociej numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll