Politike

RAPORTI PARAPRAK/ OSBE dhe Këshilli i Evropës: Po rivendoset besimi te zgjedhjet! Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë, të zbardhet! Akuzat për shit-blerje, kemi dyshime, po hetojmë

VIDEO
Vëzhguesit e OSBE/ODIHR po prezantojnë raportin paraprak lidhur mbi ecurinë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Raporti final do të publikohet më 28 maj. Ndërkombëtarët kanë komentuar fenomenin e shit-blerjes së votës, besimin tek administrata, trazirat para zgjedhjeve dhe procesin e numërimit.
Featured image of article: RAPORTI PARAPRAK/ OSBE dhe Këshilli i Evropës: Po rivendoset besimi te zgjedhjet! Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë, të zbardhet! Akuzat për shit-blerje, kemi dyshime, po hetojmë Pamje nga konferenca

TIRANË– Prezantohet raporti paraprak i ndërkombëtarëve lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë evidentuar problematikat kryesore që kanë pikasur në proces, duke bërë me dije gjithashtu se raporti përfundimtar del më 28 maj.

Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se edhe në këto zgjedhje kishte akuza për blerjen e votës, ndërsa cilësoi si skandal publikimin e të dhënave të votuesëve të Tiranës nga Partia Socialiste, Ngjarja më e rënde e këtyre zgjedhjeve sipas OSBE u cilësua ajo e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën disa persona të tjeë.


Për Urszula Gacek, zgjedhjet në Shqipëri, ishin transparente dhe të qeta. Drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it shtoi se qytetarët kishin besim tek Komisioni i Zgjedhjeve dhe tek administrata. Ndërsa përfaqësuesi i PACE, Aleksandër Pociej tha se problem në vend mbetet presioni ndaj nëpunësve civilë dhe shit-blerja e votave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas të gjithë, iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve ku theksi u vu tek databasa e të dhënave të PS-së, për të cilën u shprehën se cënonte standardin për fshehtësinë e votës. Sa i përkeq akuzave për shit-blerje, kërkuan durim deri në verifikimin dhe shterimin e denoncimeve. Në fund, të gjithë komentuan edhe karantinën dy javore të vendosur për emigrantët dhe ndalimin e votimit të të infektuarve nga COVID-19. Sipas tyre, duhet të ishin krijuar kushtet, megjithatë nuk ka një standard ndërkombëtar që e vlerëson.

(k.m/dosja.al)

  • 15:31

    Pretendimet për shit-blerje votash, Ursula Gacek: Do jemi këtu deri më 7 maj, do mdjekim gjithçka me kujdes

    Delegacioni i OSBE-së ka deklaruar se po ndjekin procesin e numërimit të votave me kujdes, për të parë nëse do të ketë ndonjë provë për akuzat e ngritura për shit-blerje votash.

    Ursula Gacek tha se hetime kanë nisur dhe se deri më 7 maj delegacioni do të jetë këtu për të vëzhguar të gjithë procesin hap pas hapi.

    “Kemi vëzhguar procesin në 12 qarqet se besimi tek procesi po rivendoset. Pas marrëveshjes politike aktorët kanë besim në marrjen pjesë në zgjedhje. Pati besim tek komisioni zgjedhor dhe administrata. Ka qënë sfidë kjo. Vlerësimi i përgjithshëm ndërkohë që vazhdon numërimi, mund të themi se gjithçka ishte transpartente dhe e organizuar mirë. Jo vetëm në Tiranë, vetë unë kam vizituar Durrës, Lezhë, Elbasan dhe jam takuar edhe me shoqërinë civile. Dëgjuam edhe akuzat për shitblerje votash. Hetimet janë hapur që prej ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit tanë do të qëndrojmë këtu edhe gjatë javës në vijim. Do të qëndroj këtu deri më 7 maj dhe do të ndjekim me vëmendje procesin. Do të japim rekomandimet tona dhe shpresojmë që të jenë ndihmuese. Premtova se do të bënim një vlerësim të mirë të zgjedhjeve 2021,”- tha Gacek ndër të tjera.

  • 15:55

    Karantina dy javore për emigrantët, OSBE: Duhet të ishin krijuar kushtet për ta, në disa vende votohet në ambasada

    Delegacioni i OSBE-së është shprehur se në Shqipëri duhet të ishin krijuar kushtet që të votonin edhe emigrantët. Në një konferencë me gazetarët për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE-ja tha se ka shumë diskutime në lidhje me votat e emigrantëve. Duke bërë një krahasim me vendet e tjera, të deleguarit shtuan se ka vende si Bullgaria e Greqia ku emigrantët votojnë në ambasada.

    Pjesë nga ambasada:

    PYETJE: 20 orë kanë kaluar nga mbyllja e votimeve dhe ende nuk e kemi . Të infektuarit nga COVID nuk votuan, duhet të bëjmë ndyshime në kod. Po ashtu, edhe shqiptarët në Greqi, nuk erdhën për të votuar sepse duhet që të izoloheshin për 2javë. A iu dhunua e drejta për të votuar?

    Pace: Ka pasur shumë diskutime mes vëshguesve pasi në pjesën më të madhe të vendeve të tjera, numërimi i votave bëhet në qendrat e votimit, por sistemi në Shqipëri është ndryshe dhe kërkon më shumë kohë. Unë po vëzhgoja zgjedhjet në Bullgari dhe akuzat kryesore ishin për numërimin e votave në QV. Nuk iu them dot cili sistem është më i mirë dhe cili është më i keq. Ka anë të mira dhe negative. Sa i përket votimit që nuk vinin dot nga jashtë. Në Poloni dhe Bullgari menaxhuan që të votonin edhe ata që jetonin jashtë. Patën të drejtën për të votuar të drejtën për të votuar.

    Gunyev: Sa i përket shqiptarëve që jetojnë në Greqi, do të them mendimin tim personal që në raste të tilla që e praktikojnë. Disa e ushtrojnë të drejtën duke votuar në ambasada. Shpresoj që të jetë çështje për t’u diskutuar në vijim. Sa i përket kufizimeve të COVID, të infektuarit, e kuptojmë që duhet të ishin krijuar kushtet e duhura që ta ushtronin të drejtën e tyre, por ia lë kolegëve që të flasin. Nuk është çështje që mund ta përcaktojmë saktësisht.

    Gacek: Nuk do të doja që transparenca e procesit të sakrifikohej prej gabimeve. Sistemi është i komplikuar dhe për herë të parë votuesit në Shqipëri duhet të zgjidhinin partinë dhe kandidatin. Për mua shpejtësia e numërimit nuk është shumë shqetësuese, rëndësi ka transparenca. Personat e infektuar nuk votuan. Mund të përdoreshin kuti votimi lëvizëse, por mund të kishte shqetësim për transparencën apo dhe infektimin e të tjerëve. Nuk ka stadard ndërkomëbtar lidhur me këtë apo që të vendosë një detyrim. Kufizimet janë të vendosura në mënyrë ndërkombëtare ndaj nuk është e lehtë që të udhëtosh në këtë periudhë. Autoritetet kanë pasur sfida me këtë çështje. Të gjitha sfidat do reflektohen në raportet tona.

    Pyetje: Nuk dimë ende sa shqiptarë kanë votuar?

    Gacek: Do pres dhe unë rezultatin përfundimar.

  • 15:53

    Shit-blerja e votës, Aleksander Pociej: Kemi denoncime, do verifikohen

    Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Aleksander Pociej tha se kanë pasur denoncime të shumta për shit-blerje votash, por që ende nuk ka asnjë provë për ta. Në një konferencë të përbashkët me delegacionin e OSBE-së për zgjedhjet e 25 prillit, Pociej tha do bëhen verifikime për të folur më pas.

    Pjesë nga biseda:

    PYETJE: Shitblerja e votës, a keni mundësuar ndonjë provë?

    Aleksander Pociej: Gjatë ditës së votimit kemi pasur akuza por vëzhguesit tanë afatgjatë janë në dijeni të disa rasteve. Megjithatë këot prcedura nuk kanë përfunduar. Janë akuza dhe jo fakte. Prej një kohe të gjatë vëzhgojmë disa vende. Do vëzhgojmë sesi do të përfundojnë këto akuza dhe cili do të jetë rezultati. Shqipëria është nën vëzhgim dhe do të jetë pjesë e punës tonë në të ardhmen. Nëse do të ketë përgjigje negative do të reflektohen në raporte.

    Gacek: Kemi raporte lidhur me këtë, vëzhguesit tanë afatgjatë janë marrë me këto incidente. Është e vështirë që t’i gjurmosh çështjet e tilla. SPAK ka 33 raste që po i ndjek. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të bëra nga KQZ, sërish shohim shembuj apo akuza të shitblerjes së votave. Është e rëndësishme që të kemi besim. Është problem dhe duhet luftuar, e nuk është e lejuar dhe nuk do të lejohet kjo bën që shqiptarët të humbasin besimin në sistemin zgjedhor. Do të shohim nëse është rikthyer besimi tek shqiptarët apo jo.

  • 15:37

    Skandali me të dhënat personale, OSBE: Vota është e fshehtë, çdo rrjedhje informacioni është kërcënim për qytetarët….s’e dimë kush fshihet pas saj

    OSBE tha se nuk e di ende se kush fshihet pas skandalit me të dhënat personale që u zbulua nga Lapsi.al. Në një konferencë pas zgjedhjet të 25 prillit, ambasadorët thanë se vota duhet të jetë e fshehtë dhe se çdo rrjedhje informacioni konsiderohet një kërcënim për qytetarët.

    Pjesë nga biseda:

    PYETJE: Jemi politikanë karriere, përmendët databasën, është normale që të ketë informacione kaq personale të qytetarëve?

    OSBE: E thashë edhe në deklaratën time se rrjedhja e informacioneve është shqetësim i madh sepse është çështje privatësie. Autoritetet duhet që të bëjnë hetimet e tyre dhe do ta reflektojmë në deklaratën tonë.

    PACE: Jam politikan dhe puna ime është që të ndaj mendimin tim. Qytetarët duhet të jenë të sigurtë. Pse është vota e fshehtë? Sepse ashtu duhet që të mbetet, çdo rrjedhje informacioni e vë në kërcënim qytetarin. Është kërcënim për demokracinë dhe votim normal. Nuk e dimë si ka ndodhur dhe kush fshihet pas saj. Jo vetëm për shqiptarët por në çdo vend tjetër, demokracia vihet në rrezik.

    Gacek: Do ta kaloj pyetjen time…

  • 15:27

    Zgjedhjet në Shqipëri, përfaqësuesi i PACE, Pociej: Mbetet problem presioni ndaj nëpunësve civilë, grumbullimet dhe pretendimet për shit-blerje votash


    Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Aleksander Pociej tha se presioni ndaj nëpunësve civilë në Shqipëri mbetet një problem. Në një deklaratë të përbashkët me delegacionin e OSBE-së në Tiranë, teksa vijon numërimi i votave në vend, Pociej tha se edhe pretendimet për shit-blerje votash, janë problem gjithashtu. Pociej vuri në dukje dhe faktin që jashtë qendrave të votimit ka pasur edhe grumbullime personash duke shtuar kështu kështu rrezikun e infektimit të qytetarëve me Covid-19.

    “Kolegu im mbuloi gjithçka, kështu që nuk kam thënë shumë gjëra për të dhënë. Më lejoni që të bëj edhe unë dy komente. Kam nderin të drejtoj delegacionin e asamblesë PACE. Vëzhgojmë zgjedhjet prej 3 dekadash tashmë. Jemi ftuar për të vëzhguar të gjithë zgjedhjet. Falenderoj autoritetet që na kanë ftuar dhe për frymën e bashkëpunimit. Me kaq më lejoni të bëj një koment personal. Kam qenë para 5 vitesh, duhet të them që prej 5 viteve të fundit vështirë se e dalloj më Tiranën. Përgëzoj qytetarët për këtë punë. Dje anëtarët e Pace vëzhguan votimin në disa qendra në Tiranë, Kavajë, Dibër, Fier dhe në fshatra. Dimë shumë mirë se ishte sfidë organizimi i zgjedhjeve në kushte pandemie. Një numër i konsideruesshëm qendrash votimi nuk ishin të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara. Në disa qendra pati respektim të distancimit social, ndërsa në të tjera grumbullime. Në këtë proces vazhdojnë të mbeten problem. Pretendimet për shit-blerje vote vazhdojnë të mbeten problem. Ka ndikuar negativisht në preceptimin dhe besimin e publikut në proces zgjedhor. Po kështu ndodhi edhe me presionet ndaj nëpunësve civilë. Dita e votimit shkoi shumë më mirë sesa fushata. Në raportin final të këtyre zgjedhjeve që do të miratohet në 28 maj, PACE janë të gatshëm për të vijuar bashkëpunimin për të përmirësuar më tej kuadrin ligjor në vend,”- tha Pociej.
  • 15:15

    Si vlerësohen zgjedhjet në Shqipëri? Misioni i OSBE: Dënojmë me forcë incidentet që çuan vrasjen e një personi


    Koordinatori special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev nënvizoi disa problematika gjatë fushatës zgjedhore në vendin tonë, siç është presioni i ministrave tek nëpunësit civilë apo dhe databasa me të dhënat personale të qytetarëve që u përdorën për zgjedhjet.

    Pretendimet për shitblerje ishin dominuese gjatë fushatës, çka tregon se është ende një problem. Ministrat bënë fushatë edhe gjatë detyrës. Kjo i solli një presion tek nëpunësimit civil. Gjatë fushatës doli një databazë të 900 mijë shtetasve shqiptarë. Përmbante preferencat e tyre kredenciale. Kjo mund të konsiderohej si shkelje e rëndë e privatësisë për interesa të partive. Më lejoni të them dy fjalë për mjedisin mediatik. Ndikohet nga interesat e pronarëve. Dënoj incidentet që i paraprinë votimit që çuan vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Duhet të investigohen dhe hetohen si duhet. Ne nga ana jonë do të vazhdojmë të monitorojmë. Dua të theksoj se gjithçka duhet të bëhet në inertes të shqiptarëve. I bëj thirrje të gjithëve që gjithçka ta bëjë në interes të shqiptarëve.  Dënoj incidentet që i paraprinë votimit që çuan vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Duhet të investigohen dhe hetohen si duhet,”-tha Guliyev.

Shto Koment