Politike

‘Kam marrë zonën më të mirë të Tiranës’/ Balluku: PS ka fituar bindshëm edhe në bastionet e PD në Kombinat

26 Prill 2021, 09:08 Nga DOSJA
‘Kam marrë zonën më të mirë të

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku, njëkohësish kandidate e PS në zonën e Kombinatit në Tiranë ka thënë se kutitë nuk po hapen në mënyrë preferenciale. Ajo tha se PS ka fituar bindshëm edhe në bastionet e PD në zonën e Kombinatit. Ndërkohë ajo tha se kutitë po hapen nga më e madhja në më të voglën.

“Kam marrë zonën më të mirë në Tiranë me njerëzit më punëtor në Kombinat. Premtimet e mia në Kombinat do të mbahen dhe do të nisim me procesin e rindërtimit. Do të vijojnë edhe punët e nisura që kanë mbetur në gjysmë nga pandemia dhe tërmeti la pas dore. Me rezultatet ne jemi të saktë paraprakisht. Ne e dimë se sa na mbështesin dhe sa na kanë votuar, ka pasur një rritje të rëndësishme krahasuar me 2017, ka pasur një dalje masive të qytetarëve të kombinatit për të votuar dhe kemi arritur këtë rezultat . Numërimi ka nisur nga kutia më e vogël dhe deri tek më e madhja dhe nuk janë hapur në mënytrë preferenciale të PS apo të PD. Megjithatë unë mund të them se edhe në kutitë ku mendohet se janë bastion i OD si Rruga e Qelqit, ne kemi fituar thellë“, tha Balluku.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 belinda balluku shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll