Politike

MANDATET + VOTAT/ 7 orë nga nisja e numërimit, si janë pozicionuar PS dhe Opozita e Bashkuar

26 Prill 2021, 05:13 Nga DOSJA
MANDATET + VOTAT/ 7 orë nga nisja e numërimit, si janë

Kanë kaluar më shumë se shtatë orë që nga nisja e numërimit të votave dhe pozicioni i partive më të mëdha në vend, ka ardhur duke ndryshuar. Deri më tani kryeson Partia Socialiste me 154 mijë e 707 vota (50.19 % ose 66 mandate). Ngjyra lejla ka mbuluar thujse të gjithë zonën e Shqipërisë Qendrore dhe asaj Jugore.

Ndërsa Partia Demokratike renditet e dyta me 117 mijë e 913 vota (38.26 % ose 50 deputetë). Lëvizja Socialiste për Integrim është e treta me 21 mijë e 569 vota (7.00 % ose 6 mandate).

Ajo që është surprizë është PSD-ja, e cila renditet e katërta me 5 mijë e 739 vota dhe ka të paktën 3 mandate të sigurta, edhe pse tashmë Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen duke kërkuar zëvendësimin e tij. Më pas renditen Nism Thurje, Lëvizja Për Ndryshim dhe Bindja Demokratike.

Partia Socialiste e Shqiperise– 154 707

Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim“- 117 913

Lëvizja Socialiste për Integrim– 21 569

Partia Social Demokrate– 4136

Nisma Thurje– 1359

Partia Lëvizja Për Ndryshim -1155

Bindja Demokratike– 1063

LAJM KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen 12% e kutive në vend! PS-ja ngjyros treçerekun e Shqipërisë, PD-LSI prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(a..b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll