Politike

Përplasje në qendrën e numërimit në Kombinat, PD-ja kërkon të çlodhet: Nuk do vdesim mbi tavolinë! Maxhoranca: Ikni, va

26 Prill 2021, 04:21 Nga DOSJA
Përplasje në qendrën e numërimit në Kombinat, PD-ja

TIRANË– Debate në një prej qendrave të numërimit të votave në Kombinat. Dosja.al ka mësuar se pala e Partisë Demokratike ka kërkuar që të bëhet një pushim pas një pune të gjatë që kanë bërë gjatë gjithë natës, por po hasin kundërshtime nga ana e maxhorancës.

Vetë anëtarë të PD-së shprehen se ata të maxhorancës u kanë thënë se edhe nëse duan të tërhiqen për pushin, do të vazhdojën vetë numërimin e votave. Kjo gjë ka sjellë përplasje mes palëve.

“Numëruesit e PD-së kërkojnë shtyrje të numërimit të votave. Njerëzit janë të lodhur, kanë ardhur këtu. ka një logjikë çdo gjë. duhet të pushojmë 4 apo pesë orë dhe më pastë vijmë sërish. Tani që po flasim janë të gjithë pushim, por vetëm këta këtu nuk duan. Kodi moral del mbi kodin ligjor ndinjëherë. Me Kod Ligjor është që të rrinë këtu deri në numërimin e 10 kutive, por ka dhe një Kod moral. Njerëzit janë shumë të lodhur, nuk do vdesin mbi tavolinë. Maxhoranca nuk na lë të pushojmë, thonë që do e vazhdojmë ne numërimin,”- thotë një prej numëruesve të PD-së.

LAJM KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen 12% e kutive në vend! PS-ja ngjyros treçerekun e Shqipërisë, PD-LSI prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 perplasje ne kombinat shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 numerimi i votave 2021 perplasje ne kombinat shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll