Politike

MANDATET + VOTAT/ 6 orë nga nisja e numërimit, si janë pozicionuar PS dhe Opozita e Bashkuar, surprizon PSD-ja

26 Prill 2021, 04:03 Nga DOSJA
MANDATET + VOTAT/ 6 orë nga nisja e numërimit, si janë

TIRANË– Kanë kaluar më shumë se gjashtë orë që nga nisja e numërimit të votave dhe pozicioni i partive më të mëdha në vend, ka ardhur duke ndryshuar. Deri më tani kryeson Partia Socialiste me 113 mijë e 480 vota (50.29 % ose 66 mandate). Ngjyra lejla ka mbuluar thujse të gjithë zonën e Shqipërisë Qendrore dhe asaj Jugore.

Ndërsa Partia Demokratike renditet e dyta me 86 mijë e 376 vota (38.28 % ose 50 deputetë). Lëvizja Socialiste për Integrim është e treta me 15 mijë e 406 vota (6.83 % ose 6 mandate).

Ajo që është surprizë është PSD-ja, e cila renditet e katërta me 4 mijë e 136 vota dhe ka të paktën 3 mandate të sigurta, edhe pse tashmë Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen duke kërkuar zëvendësimin e tij. Më pas renditen Nism Thurje, Lëvizja Për Ndryshim dhe Bindja Demokratike.

Renditja deri më tani:

Partia Socialiste e Shqiperise– 113480

Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim“- 86376

Lëvizja Socialiste për Integrim– 15406

Partia Social Demokrate– 4136

Nisma Thurje– 1359

Partia Lëvizja Për Ndryshim -1155

Bindja Demokratike– 1063

LAJM KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen 12% e kutive në vend! PS-ja ngjyros treçerekun e Shqipërisë, PD-LSI prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll