Aktualitet

Tentoi t’u vinte flakën kutive! Kapet ‘mat’ me shishe me lëndë djegëse në dorë, shoqërohet i riu në Libofshë

25 Prill 2021, 17:56 Nga DOSJA

FIER– Një ngjarje e rëndë raportohet nga Qyteti i Fierit, në përmbyllje të procesit të votimit. Një i ri është shfaqur me një shishe me lëndë djegëse në dorë, në momentin që kanë qenë duke dalë kutitë e votimit nga qendrat e votimit, duke bërë thirrje se do t’i djegë.

Ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Libofshë, ku i riu është shoqëruar menjëherë nga policia.

Ai ka qëndruar me shishen e ndezur në dorë përpara portës së mjediseve të qendrave të votimit, por policia që ndodhej në këto mjedise për mbarëvajtjen e procesit, ka ndërhyrë menjëherë, duke e ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bënte thirrje në afërsi të qëndrës së votimit në fshatin Agim për të djegur kutitë e votimit, kapet nga Policia dhe shoqërohet në Komisariat autori.Sekuestrohen shishe molotov, armë të ftohta dhe libra të një sekti fetar.Sot rreth orës 19:10, është marrë njoftim se shtetasi M. P., banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Fier të shtetasit M. P., 37 vjeç.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë.Po kryhen veprimet procedurale hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet problemet ne qendrat e votimit problemet ne qendrat e votimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2021, 16:25

TROPOJË– Gjovalin Gjeloshi, 62 vjeç, komisioneri i Partisë Demokratike në Lekbibaj, është vënë në pranga, ndërsa dy vëllezërit e tij, Marash dhe Shk...