Situata nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 712 të shëruar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit
25 Prill 2021, 16:08Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka dhënë bilancin e 24 orëve të fundit në Shqipëri, ku kanë ndërruar jetë 6 pacientë. Kanë ndërruar jetë 3 qytetarë nga Durrësi, 2 nga Tirana dhe 1 nga Malësia e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç. Nga 2789 testime të bëra kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë, ndërsa janë shëruar 712 të tjerë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
NJOFTIMI I MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll, Sarandë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (25 Prill 2021) Raste të reja ditore 128 Të shëruar në 24 orë 712 Të shtruar në spitale 149 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 2789
Testime totale 626,989 Raste pozitive 130,537 Raste të shëruara 105,728 Raste Aktive 22,431 Humbje jete 2,378
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka kërkuar që të nisë hetimi për tenderin që u bë për identifikimin elektronik të zgjedhësve. Në një status në Tëitt...
TIRANË– Media e njohur BBC ka raportuar ngjarjen që ndodhi mesditën e sotme në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë. BBC shkruan se në momentin që makina ndaloi ...
SHKODËR– Një tjetër person në Shkodër i cili ka qënë i dënuar më parë ka denoncuar faktin se nuk mund të votojë, pasi rezulton votues në burgun e Re&...
MALIQ– Sekretari i qendrën e votimit 3826 në Maliq, Edomod Vinçani ka zbardhur sherrin e dhunshëm që ndodhi sot në fshatin Vashmi, ku burrë e grua u rrah...
KORÇË– Burrë dhe grua janë dhunuar ditën e sotme në qendrën e votimi në fshatin Vashmi të bashkisë së Maliqit. Ata janë dhunuar me karrige dhe sende...
TIRANË– Një qytetar ka shëtitur me një derr të lidhur ditën e sotme. Videoja e mëposhtme e publikuar nga Indeksonline tregon qytetarin që ecën me bi&...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në tunelin Elbasan-Tiranë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Dyshohet se drejtues...
TROPOJË– Procesi i votimit është bllokuar në 3 qendra votimi në njësinë administrative Lekbibaj në Tropojë. Shkak është bërë përplasja fizike mes komisione...