Aktualitet

Mosfunksionimi i identifikimit elektronik, Tomorri: Nisni hetimet për atë tender, u dhanë 20 mln dollarë pas një bisede në

25 Prill 2021, 15:59 Nga DOSJA
Mosfunksionimi i identifikimit elektronik, Tomorri: Nisni hetimet për

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka kërkuar që të nisë hetimi për tenderin që u bë për identifikimin elektronik të zgjedhësve. Në një status në Tëitter, Tomorri shkruan se ky tender është bërë pa garë dhe 20 milionë dollar janë dhënë pas një bisede në tavolinë.

Dhe pavarësisht parave të dhëna, pajisjet nuk punojnë në shumë qendra votimi dhe aty ku punojnë, nuk përcjellin asnjë informacion.

Statusi i plotë:

Plot 20 milione dollare i dha KQZ-ja kompanise Smartmatic per te bere identifikimin elektronik te zgjedhesve. Tender pa gare fare, me bisede ne tavoline.  Lere qe pajisjet qe nuk punojne ne nje sere qendrash votimi, por edhe ato qe punojne, nuk po percjellin asnje informacion. Ora 14 tani, por per pjesmarrjen e ores 13 jane perditesuar vetem 65 qendra votimi nga 5200 qendra, qe ka vendi ne total. Per oren 12 vetem 45 qendra votimi. Per cfare i moren 20 milione dollare keta? Se kishte me shume informacion kur votohej me deftere.  Hetim tenderit, hetim. Boll me me kete historine, qe merren para nga buxheti dhe nuk behet asgje.

Në shumë qendra votimi sot është raportuar se operatorët nuk janë paraqitur dhe pajisjet e identifikimit elektronik nuk kanë funksionuar. Kjo ka bërë që në zona të thella të manovrohet me identifikim manual, siç është bërë në zgjedhjet e mëparshme.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tomorri zgjedhjet 25 prill 2021 klodian tomorri zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll