Aktualitet

Tjetër rast! I riu nga Shkodra nuk voton dot, rezulton votues në burg edhe pse është liruar prej muajsh

25 Prill 2021, 15:38 Nga DOSJA
Tjetër rast! I riu nga Shkodra nuk voton dot, rezulton votues në burg

SHKODËR– Një tjetër person në Shkodër i cili ka qënë i dënuar më parë ka denoncuar faktin se nuk mund të votojë, pasi rezulton votues në burgun e Reçit, ku ka vuajtur një dënim, por që është liruar që në janar. Kjo ndodhi dhe me një ish të dënuar tjetër nga Fushë-Kruja.

Arlind Haxhika thotë se ai ishte paraqitur te qendra e votimit te shkolla “Xheladin Fishta”, ku kishte votuar gjithmonë, por komisionerët i kanë thënë se ai rezulton votues ende në qendrën e votimit në Reç.

“Ma kanë lënë qendrën e votimit në Reç, ku kam bërë 3 muaj burg dhe më thënë të votoj te burgu i Reçit. Unë jam liruar nga burgu që më 11 janar, më thanë shko te Gjykata, po Gjykata është e mbyllur në fundjavë dhe unë nuk mund të votoj“, tha ai.

Procesi i votimit has probleme! Dështon identifikimi biometrik në mbi 100 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, mungojnë komisionerët! (INCIDENTET)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arlind haxhika problemet ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 arlind haxhika problemet ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll