Politike

Asnjë shenjë nga Rama, kryeministri nuk shfaqet askund! Nxjerr kandidaten nga selia: Në emër të kryetarit iu them se…

25 Prill 2021, 17:39 Nga DOSJA
Asnjë shenjë nga Rama, kryeministri nuk shfaqet askund! Nxjerr

TIRANË– Ende asnjë shenjë nga kryeministri Edi Rama. Pas mbylljes së procesit të votimit, nga selia e Partisë Socialiste, sekretarja Bora Muzhaqi ka përcjellë mesazhin e Ramës për të gjithë patronazhistët dhe koordinatorët lokalë për ndihmën e tyre. Në fjalën e saj, Muzhaqi ka bërë me dije se hamendësimet e kundërshtarëve duhet që të ndalen për të pritur rezultatin final. 

“Shumë falendimerit që votuar. ishte ditë e bukur, kishim manifestim qytetar. Vullneti është shprehur dhe është koha e leximit me përgjegjësi ligjore. Në emër të Ramës, falenderim për patronazhistët dhe koordinatorët lokalë. Mirënjohje për punën tuaj. Tani mund të ndiqni rezultatin në shtëpinë tuaj. Iu kërkohet përgjegjësi shumë e lartë për të numëruar në mënyrë korrekte çdo fletë votimi. Kjo që fillon tani është emocionuese. Për të gjitha hamendësimet ia lëmë vendin rezultatit real. Shqiptarët dinë ta manifestojnë të drejtën e tyre,”-tha ajo në fjalën e saj.

LAJMI KRYESOR: MBYLLET PROCESI I VOTIMIT/ 3.6 mln shqiptarë “vulosën” 2021! PS kërkoi ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI zotohen për NDRYSHIM, pjesëmarrje MASIVE, ‘hackerohet’ për një orë aplikacioni i KQZ-së (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bora muzhaqi shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 bora muzhaqi shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2021, 17:28

Exit Poll i Elbasanit! PD-PS barazim

TIRANË–Exit Poll i Oranews i Antonio Notto ka dalë në përfundimin se PS dhe PD do të kenë një numër të barabartë votash.PS 43-47% PD 43-47% LSI 4-6% PSD 0-...