Politike

Meta falenderon qytetarët për pjesëmarrjen masive: Shqipëria ka fituar me këtë proces historik, mos u ndikoni nga sondazhe

25 Prill 2021, 17:25 Nga DOSJA
Meta falenderon qytetarët për pjesëmarrjen masive: Shqipëria

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh në mbyllje të procesit të votimit. Ai ka falenderuar  qytetarët për pjesëmarrjen, ndërsa thekson se tani sfida më e madhe është administrimi me integritet të lartë i procesit zgjedhor.

Në një postim në “Facebook”, Presidenti iu drejtohet qytetarëve, duke iu thënë të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Mesazhi i Presidentit Meta:

Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar! Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe. Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush. Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë. Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rezultati i zgjedhjeve shqiperia voton 2021 rezultati i zgjedhjeve shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll