Politike

Mbyllet votimi! Celibashi: Brenda 48 orëve del rezultati, atëherë do marrim vesh fituesin!

25 Prill 2021, 17:18 Nga DOSJA
Mbyllet votimi! Celibashi: Brenda 48 orëve del rezultati, atëherë

TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se brenda 48 orëve do të dalë rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në një konferencë për shtyp, Celibashi ka bërë me dije se procesi ka përfundur por në disa QV ka ende radhë, ndaj po merren emrat e qytetarëve deri në përfundimin e votimit nga ta. Në fjalën e tij, kryekomisioneri ka bërë me dije se procesi i numërimit do të nisë menjëherë ndërsa ka kërkuar nga partitë që të ruajnë qetësinë. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Celibashi: Ligjërisht procesi i votimit konsiderohet i mbyllur. Ka akoma radhë në disa qendra votimi. Do të duhet që të merren emrat dhe ID të atyre që janë në radhë. Është herët për të bërë një konkluzion. Ky proces u karakterizua nga qetësia dhe siguria. Nuk mund të shpëtonim nga disa episode dhe pretendime që palët i sjellin të aplifikuara. Por në përgjithsi ishte një proces votimi në përputhje me parashikimet e kodit. Ka qenë tension i madh në lidhje me ecurinë. Identifikimi elektronik ishte procesi i vështirë, u realizuar në një kohë të shkurtër. Disa konkluzione mund t’i themi. Janë më pak se 200 QV në të cilat nuk është përdorur pajisja e ID, në disa nuk janë paraqitur operatorët dhe në disa të tjera për shkak të problematikave. Në vlerësimin tim ky proces konsiderohet procesi i plotë. Tani që procesi ka përfunduar shoh të nevojshme të sjell në vëmendje që komisionerët të përmbyllin edhe këtë fazë. Shpresoj që edhe këtë fazë dhe moment angazhimi ta qasim në përputhje me parashikimet e kodit. Me rëndësi që procesi të përcillet me qetësi. Askush nuk e di kush i ka fituar zgjedhjet, çdo deklarim i bërë pa nisur procesi nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme. Shpresoj që gjithë lidershipi politik të ketë koshiencën për të kuptuar se duhet krijuar kushti i punës që ky proces të përfundojë brenda 48 orëve dhe më pas të vijojmë me kandidatët. Gjithë procesi do të jetë i vëzhguar, monitoruar. Dhe të gjithë regjistrimet do t’ju jepen subjekteve pasi të dalë rezultati. Duhet pak durim! Brenda 48 orëve do ta dimë fituesin.

Prisni ndonjë kohë shtesë?

Celibashi: Janë boll të shplodhur ndaj dhe do të fillojnë menjëherë numërimin. Ta sigurojmë këtë proces dhe transportin në mënyrë të sigurtë. Sapo të dorëzohen kutitë do të nisë procesi.

Ia vlejti kosotja e pajisjeve?

Celibashi: Mendoj se është i suksesshëm. Mendoj që nuk konsiderohet sukses.

Do të kemi sonte një shifër përfundimtare?

Celibashi: 45.8% por nuk është ende përfundimtare. Po vijnë ende raportime. Për njësinë 10 do të jetë komplimentar informacioni. Severi ishte nën sulmin e ndikimit. Nuk u kompromentuan të dhënat por thjesht nuk lejohej transmetimi i të dhënave.

LAJMI KRYESOR: MBYLLET PROCESI I VOTIMIT/ 3.6 mln shqiptarë “vulosën” 2021! PS kërkoi ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI zotohen për NDRYSHIM, pjesëmarrje MASIVE, ‘hackerohet’ për një orë aplikacioni i KQZ-së (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll