Politike

E mbyll para kohe qendrën e votimit, flet komisioneri në Kavajë: Kam pesë orë që pres, nuk ka ardhur asnjeri për të votu

25 Prill 2021, 15:20 Nga DOSJA
E mbyll para kohe qendrën e votimit, flet komisioneri në Kavajë:

KAVAJË– Komisioneri në Kavajë ka mbyllur para orarit zyrtar qendrën e votimit. Për këtë akt të tij, gazetarët iu drejtuan duke e pyetur se se përse e bëri diçka të tilllë, kur është në shkelje të ligjit.

Komisioneri me tone të larta u shpreh se ka pritur pesë orë në qendrën e votimit por nuk është paraqitur asnjë votues. Ai tha se e di shumë mirë se njerëz ka në këtë vend, e se nuk vjen asnjeri për të votuar.

Nuk ka njeri. 100 shpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar. E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991”, u shpreh komisioneri.

Procesi i votimit has probleme! Dështon identifikimi biometrik në mbi 100 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, mungojnë komisionerët! (INCIDENTET)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike problemet ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 problemet ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2021, 14:59

FIER– Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë në mënyrë masive. Në një prononcim për mediat nga Fieri, Meta tha se ka...