Politike

Pjesëmarrje masive në zgjedhjet, Meta: Uroj të vazhdojë këtu kjo ditë, do ta ul zërin dhe më shumë. Po vetëm këtë ka

25 Prill 2021, 13:20 Nga DOSJA
Pjesëmarrje masive në zgjedhjet, Meta: Uroj të vazhdojë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në të gjithë Shqipërinë. Në një intervistë për “Syri”, Meta tha se kishte ndjerë optimizëm dhe shpresë, ndaj edhe kishte vendosur që të ulte zërin pasi sovrani po vendoste. Ndër  të tjera, kreu i shtetit tha se tonet e larta i kishin kushtuar shumë kritika, por kjo ishte e vetmja “armë” që kishte. 

Ndihet një atmosferë shumë e mirë. Ndjej optimizëm dhe shumë shpresë në çdo takim që kam zhvilluar sot me qytetarët që besojnë tek fitorja e sovranit. Jam shumë i kënaqur me atmosferën tepër pozitive që kam parë në Shijak. Ftoj të gjithë qytetarët t’ju drejtohen kutive të votimit dhe të vazhdojnë të tregojnë qytetar siç e kanë bërë deri tani. Pjesëmarrja në këto votime është një indicie e qartë që do jetë një ditë historike, pasi ka të bëjë me gjithë legjitimin e shtetit tonë. Sytë e të gjithë ndërkombëtareve janë tek ne sot, ti japim një mesazh botës demokratike se jemi një popull tërësisht europian. Vlora? Kush është ai shqiptar që nuk ka dëshirë që të shkojë në Vlorë. Atyre që i keni folur iu kanë marrë vesh? Nuk është se s’kam ditur të heshtë. Historia e zgjedhjeve të kaluara. Historitë e shkuara na kanë mbajtur peng. Më ka shqetësuar numri i kallëzimeve sepse është më i madh se në 2017. Nëse ecim në këtë drejtim, ta harrojmë integrimin. Qëllimi i im ka qenë parandalimi i kësaj situate. Dje në Kavajë e pashë vetë. Është dhunim i hapësirës personale. Sot jam shumë i qetë sepse kam kohë që e prisja që të fliste sovrani. Barazia para ligjit është barazia e votës. A keni ndjesi që do të ketë sot ndryshim? Kushtetuta dhe Republika janë një. Kemi vendosur që të jetojmë në një sistem me pluralizëm. Jemi këtu ku jemi se kemi shkelur Kushtetutën. Kam qenë gjithmonë koherent me Kushtetën. Kemi tendenca autoritariste nga e kaluara. Pushteti duhet që t’i nënshtrohet Kushtetutës. Uroj të vazhdojë këtu kjo ditë dhe do ta ul zërin dhe më shumë. Më thotë edhe Zija Çela që ta ul zërin, po këtë kam. Besoj se zëri i qytetarëve do të dëgjohet,”-tha Meta.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON/ 3.6 mln shqiptarë “vulosin” 2021! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI zotohen për NDRYSHIM, pjesëmarrje MASIVE, ‘hackerohet’ aplikacioni i KQZ-së (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll