Politike

Hakërimi i aplikacionit të KQZ-së, Celibashi: Po ta dinim kush e bëri, do e kishim luftuar, nëse nuk zgjidhet do kalojmë n

25 Prill 2021, 12:31 Nga DOSJA
Hakërimi i aplikacionit të KQZ-së, Celibashi: Po ta dinim kush e

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp, ka bërë me dije se nuk ka asnjë të dhënë se nga kush është “hackeruar” faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. I pyetur nga gazetarët, Celibashi u shpreh se nëse aplikacioni nuk rimerret edhe për pak minuta do të gjejnë një burim alternativ të dhënash. 


PJESË NGA KONFERENCA: 

Ilirjan Celibashi: Raporti që lexoni është e dhënë mbi pjesëmarrjen. Ka qendra votimi që raportojnë rregullisht, ndërsa një pjesë vonojnë.

Pyetje: E keni idenë kush e ka sulmuar?

Ilirjan Celibashi: Po ta dinim do e kishim luftuar! Nuk ka asnjë qendër që të jetë bllokuar procesi i votimit.

Pyetje: Sa kohë mendoni se do të marrë përpunimi i të dhënave?

Ilirjan Celibashi: Nëse nuk e zgjidhim problemin për pak kohë, do kalojmë në një aplikacion tjetër.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike hakerohet kqz ilirjan celibashi shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 hakerohet kqz ilirjan celibashi shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll