Politike

U kritikua për interesin e madh për zgjedhjet në Shqipëri, Kurti ‘shfajsohet’: Votova dhe u ktheva direkt!

25 Prill 2021, 13:02 Nga DOSJA
U kritikua për interesin e madh për zgjedhjet në Shqipëri,

PRISHTINË– Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë pasi ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Kurti ka njoftuar për kthimin e tij pasi është kritikuar nga opozita se po fokusohet më shumë seç duhet tek zyrtarët e degës së partisë së tij në Tiranë. Ndërsa është kritikuar se ka lënë pas dore menaxhimin e pandëmisë së koronavirusit në Kosovë.

Krahas disa fotografive të publikuara në profilin e tij në Facebook, kryeministri Kurti ka theksuar se votimi është detyrë qytetarë për ata që e duan demokracinë.

“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë,”- ka shkruar Kurti.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON/ 3.6 mln shqiptarë “vulosin” 2021! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI zotohen për NDRYSHIM, pjesëmarrje MASIVE, ‘hackerohet’ aplikacioni i KQZ-së (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albin kurti shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 albin kurti shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll