Politike

Hakërohet aplikacioni i KQZ-së, Celibashi: Ka një orë, teknikët po punojnë

25 Prill 2021, 12:26 Nga DOSJA
Hakërohet aplikacioni i KQZ-së, Celibashi: Ka një orë,

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se aplikacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hakëruar. Në një deklaratë për mediat, kur kanë kaluar më shumë se shtatë orë nga nisja e procesit të votimit, Celibashi tha se ka një orë që aplikacioni nuk funksionon dhe se teknikët po punojnë për ta zgjidhur.

“Vetëm 144 identifikimi po bëhet në mënyrë manuale. 83 qendra po e zhvillojnë këtë proces sepse nuk janë paraqitur operatorët. Ka raste sporadike, pezullim të përkohshëm votimi për shkak edhe të problematika të tjera si psh. konflikte. Në pjesën më të madhe kanë qënë të karakterit për administrim e procesit dhe nuk ka pasur nga ato që mund të vendosin në rrezik procesin. Në shkollën “Betim Muço” ka pasur grumbullim edhe brenda gjë që është e palejueshme.


Në radhë duhet të jenë vetëm ata që kanë votuar. Situata është qartësuar. Në lidhje me përqindjen e pjesëmarrjes. Dua të sqaroj dy momente. Numri 65 nga QV është numri i qendrave që kanë raportuar në moment dhe jo totali. Ky është sistemi i raportimit. Pak a shumë pjesëmarrja që KQZ deklaron është e cunguar në bazë të raportimeve nga QV. Aplikacioni është sulmuar pak më parë dhe nuk mund të mos ndodhte dhe kjo. Teknikët po punojnë ta zgjidhin,”– tha Celibashi ndër të tjera. 

(k.m;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike hakerohet kqz problemet ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 hakerohet kqz problemet ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2021, 11:27

VOA: Shqipëria voton për parlamentin e ardhshëm

Në Shqipëri, që prej orës 07.00 të mëngjesit të sotëm ka nisur votimi për parlamentin e ri të vendit. Në Shqipëri, që prej orës 07.00 të mëngjesit të sotëm ka n...

Politike 25 Prill 2021, 11:15

DW: Shqipëri, zgjedhje në një vit jubile

Në Shqipëri po zhvillohen zgjedhjet e nënta pluraliste. Sipas autoriteteve për mbarëvajtjen e tyre po kujdesen 7.500 policë.Sot zhvillohen zgjedhjet e nënta plu...